Flamurtari bën copash Besën, Skënderbeu vuan
Dy skuadrat kryesuese kanë fituar takimet respektive. Në Vlorë kuqezinjtë kanë arritur të mposhtin 3-0 verdhezinjtë, ndërsa në Korçë bardhekuqtë kanë fituar in-extremis 1-0 me Teutën
Vlonjatët nuk duan të lëshojë më territor dhe kundër Besës shkarkojnë bateritë në një rezultat 3-0, por në një lojë të zhvilluar në sens unik. Pas kësaj fitoreje, kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 55 pikëve. Dje, Flamurtari zgjati edhe më tej rekordin shtëpiak, duke fituar ndeshjen e 136-të në 13 përballje. Heroi i skuadrës bregdetare ishte padyshim Gerhhard Progni, që shënoi dy gola fantastikë kundër kavajasve. Ndeshja ishte e gjitha nën dominimin absolut të Flamurtarit. Seria e golave të kuqezinjve nisin me autogolin e Akil Jakupit në minutën e 27-të. Lena goditi fort dhe mbrojtësi i Besës e devijoi topin në portën e tij. Gerhard Progni shënon një eurogol pas një asisti të Daniel Xhafajt. Në kohën shtesë ishte sërish Progni që realizoi një tjetër supergol, duke fiksuar shifrat në 3-0.
Bardheblutë gjetën rrugën e fitores pas më shumë se 6 javësh, duke mposhtur Shkumbinin në “Selman Stërmasi”. Problemin e golit e zgjidhi Jahmir Hyka, që realizoi një super gol në minutën e 63-të nga një goditjeje dënimi. Tirana tashmë ka 37 pikë, ndërsa Shkumbini zbret në vendin e tetë për shkak të barazimit që Kastrioti arriti në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë. Krutanët fiksuan shifrat në 1-1 në minutën e 85-të me golin e Kalarit. Shkodranët kishin kaluar në avantazh të parët me Sukajn në minutën e 45-të. Kastrioti tashmë ka 30 pikë, ndërsa Vllaznia 44.
Laçi rikonfirmoi vendin e katërt në Superligë, pas fitores (1-0) me rivalin direkt, kampionen ende në fuqi, Dinamon. Fatin e takimit e vendosi Stipe Buljan, kroati realizoi në minutën e 90-të pas një gjuajtje brenda zonës. Goli i tretë i tij sezonal. Kjo ishte fitorja e tretë rresht e Laçit (40 pike). Për Dinamon, tani e gjashta në renditje, kjo ishte humbja e 9-të sezonale.
Në ndeshjen e fundit të javës, Skënderbeu ka vuajtur jo pak për të siguruar fitoren në përballjen kundër Teutës. Ndonëse luanin në shtëpi, korçarët janë detyruar që të djersitin shumë përpara se të gjenin golin e avantazhit. Ka qenë minuta e 89-të, kur Vishaj ka mundur të shtyjë në rrjetë një top pas një rrëmuje në zonën e skuadrës durrsake. Duhet theksuar se djemtë e Martinit nuk kanë lëshuar aspak dhe nuk kanë merituar të ndëshkohen. Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu rigjen edhe njëherë diferencën -3 me Flamurtarin dhe ngjitet në kuotën e 52 pikëve.
Kategoria Superiore
Java e 25-të:
Të shtunën
Elbasani – Bylis 0-2
Shënues: 21’ Gega, 85’ Abazaj
Të dielën
Flamurtari – Besa 3-0
Shënues: Jakupi 27(aut), Progni 52’, 91’
Vllaznia – Kastrioti 1-1
Shënues: Sukaj 45’+1/ Kalari 86’
Tirana – Shkumbini 1-0
Shënues: Hyka 63’
Laçi – Dinamo 1-0
Shënues: Buljan 90’
Skënderbeu – Teuta X-X
Renditja
1. FLAMURTARI 25 55
2. SKËNDERBEU 25 49
3. VLLAZNIA 25 44
4. LAÇI 25 40
5. TIRANA 25 37
6. DINAMO 25 36
7. KASTRIOTI 25 30
8. SHKUMBINI 25 29
9. TEUTA 25 28
10. BYLIS 25 27
11. BESA 25 23
12. ELBASANI 25 12