E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim të talenteve në Apoloni

Një festival në kërkim të talenteve të reja, por edhe në promovimin e traditave të kulturës shqiptare. Në qytetin e Fierit është nënshkruar marrëveshja për organizimin e edicionit të dytë të festivalit mbarëkombëtar “Shqipëria është Kulturë” 2011, i cili do të zhvillohet në datat 26-29 maj 2011 në Apoloni. Ky është një projekt i Universitetit Europian për Turizmin, në bashkëpunim me bashkinë e Fierit dhe Parkun e Apolonisë, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucioneve të tjera. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i Bashkisë së Fierit, z. Baftjar Zeqo tha se synohet që edicioni i dytë të jetë edhe më i mirë nga ai i vjetshmi dhe të afrojë sa më shumë të rinj e të reja dhe familjarë të tyre në këtë shpalosje të talenteve, në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës.”Gjatë edicionit të kaluar, të paktën 12 mijë vetë ndoqën këtë eveniment në Apoloni, ndërsa gjatë ditëve të fundit të majit, Apolonia dhe qyteti i Fierit do të shndërrohen në kryeqytet të kulturës dhe turizmit mbarëkombëtar”-tha kryetari i Bashkisë së Fierit. Dr. Salvatore Messina tha se me moton: “Të rinjtë pushtojnë Apoloninë”, edhe sivjet do të ketë risi të shumta. Ai përmendi faktin se për herë të parë, evenimenti do të mirëpresë miq nga Malta, të cilët do të demonstrojnë traditat e popullit maltez, ndërsa pritet të vijnë një grup arbëreshësh nga Kalabria.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›