Flamurtari dhe Kosova (P) nisin përgatitjet

Nga Ejup LLUMNICA
Dy skuadrat nga kryeqyteti, Flamurtari dhe Kosova e Prishtinës, kanë nisur përgatitjet për stinorin pranveror të elitës së futbollit kosovar. Përderisa "kuqezinjtë" e Prishtinës gjenden shumë më mirë si për nga ana organizative, financiare dhe me fond të lojtarëve, në anën tjetër "kosovarët" si duket do ta kenë shumë vështirë të përballojnë këtë gjysmë-sezon, pasi që atyre tashmë u mungon shumëcka. Paratë dhe fondi shumë i varfër i futbollistëve janë gjërat më të ndjeshme tek ta. "Hotelierët" të martën nën udhëheqjen e trajnerit, Haki Bllacakut, kanë zhvilluar takimin e parë me futbollistë, ku shumë prej përbërjes së vjetme kanë munguar. Megjithatë, edhe pse në stërvitjen e parë janë paraqitur shumë futbollistë të rinj, kryesisht juniorë, optimizmi i tyre ka bërë që të pritet një angazhim shumë i madhe dhe sukseset të jenë më të mira se stinori i kaluar, kur dihet se gjatë gjithë stinorit ata arritën vetëm një barazim, dhe atë si vendas nga skuadra e Kosovës së Vushtrrisë. Duhet theksuar se largimi i disa futbollistëve, si dhe vetë trajnerit, Mehmet Fetahu, ka keqësuar edhe më shumë situatën në klub, dhe kjo do të vështirësojë edhe më shumë punën trajnerit Bllacaku për motivimin e futbollistëve. Mirëpo entuziazmi i madh i këtyre të rinjve bën që të besojmë se ata do të japin maksimumin nga vetja e tyre. Në anën tjetër, Flamurtari, sidomos me dy përforcimet e reja Bekim Isufin dhe Eduart Berishën, si dhe mos largimi i asnjë futbollisti, përvec mbrojtësit Liridon Ahmeti, i cili është në prova në një skuadër jashtë Kosovë, ka dëshmuar se është i interesuar të jetë edhe më këmbëngulës për të arritur qëllimet e tyre. Synimi kryesor për ta, gjithsesi, është Kupa e Kosovës, në të cilën janë në rrugët të mirë për të arritur, pasi që tashmë Prishtina dhe dy Trepcat nuk janë në këtë garë.