E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoichkov: “Nëse Bullgaria nuk kualifikohet per Euro 2008, jap dorëheqjen”

Albania-sport.com (AS)- Trajneri i Bullgarisë, Hristo Stoichkov, deklaroi se ai është i gatshëm të dorëzojë detyrën e tij, nëse përfaqësuesja e vendit të tij nuk do të kualifikohet në finalet e Euro 2008. "Unë do të jem i pari që do të largohem nëse ne nuk do të kualifikohemi. Këtë e konsideroj normale", pohoi ish-ylli i Barcelonës për televizionin bullgari BTV. "Mos më pyesni për më shumë". "Unë kam patur të gjithë lirinë për të punuar me ekipin Kombëtar dhe kam patur mbështetetje të plotë, e cila më jep shumë konfidencë në punë".
Bullgaria ndodhet vendin e dytë me 8 pikë, dy më pak se Holanda (10). Me përfaqësuesen bullgare do të përballemi fillimisht në Sofie, më 28 mars 2007, ndërsa ajo e kthimit në Shqipëri është programuar për datën 17 tetor 2007.
Shqipëria ka mundur të marrë vetëm një pikë në tri takime. Takimi i parë zyrtar për Kombëtaren tonë është ai i 24 marsit kundër Sllovenisë, takim që ka gjasa të luhet në "Loro Borici" të Shkodrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›