Flamurtari, fanella dhe eksperienca garant i suksesit

Flamurtari duket se i ka lënë problemet e së shkuadrës dhe është rikthyer një ekip kompakt, që është vështirë t’i mundësh, edhe pse kanë patur edhe ata luhatjet e tyre në fillim sezoni. E provoi Dinamo, por që u dorëzua pa kushte në “Selman Stërmasi” me shifrat 1-5. Një rezultat që flet qartë për superioritetin e skuadrës vlonjate, që e dominoi takimin në çdo cep të fushës.
Tekniku Marcelo Troisi ka mundur t’i marrë maksimumin edhe atyre lojtarëve që kanë një eksperiencë të gjatë në futboll, duke filluar nga portieri Mocka, tre mbrojtësit Bicaj, Gocaj dhe Liçaj, që janë një garanci në prapavijë. E kjo mjafton të shohësh golat e pësuar që janë vetëm 4 duke e bërë mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Nuk duhet harruar as kontributi madhor i Behar Ramadanit, futbollisti 32-vjeçar. që është një vlerë e shtuar për mesfushën kuqezi. Tekniku brazilian duket se ka insistuar tek pesha e fanellës dhe tek eksperienca e këtyre lojtarëve, për të bërë të funksionojnë mekanizmat e skuadrës