Zgjedhjet në Britani/ Penny Mordaund tërhiqet nga gara, Rishi Sunak do të bëhet Kryeministri i ri

Rishi Sunak do të bëhet kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar pasi rivalja e tij Penny Mordaunt është tërhequr në momentin e fundit nga gara. Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Mordaunt shpreh mbështetjen e saj të plotë ndaj Sunak.
“Është e qartë se kolegët mendojnë se ne kemi nevojë për siguri sot. Ata e kanë marrë këtë vendim me mirëbesim për të mirën e vendit. Ky vendim është një vendim historik dhe tregon edhe një herë diversitetin dhe talentin e partisë sonë. Rishi ka mbështetjen time të plotë. është koha për të bashkuar dhe punuar së bashku për të mirën e kombit. Ka shumë punë për të bërë”, shkroi Mordaunt në Twitter. Tërheqja e Mordaunt do të thotë se ka mbetur vetëm një kandidat në garë, që është Rishi Sunak dhe për këtë arsye ai do të bëhet lideri i ri.
/rtsh.al/