E Enjte, 5 Nëntor 2026

Flamurtari, fitore bindëse në Prizren

Flamurtari të enjten pasdite, në kuadrin e javës së katërt të Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për femra ka marrë fitoren e tretë. Pikërisht në transfertën e Prizrenit, vajzat e Erion Hoxhajt kanë fituar me 18 pikë diferencë, 78-60. Pas një fillimi të barabartë, vendaset krijojnë një epërsi prej tetë pikësh, 20-12, ndërsa perioda e parë ka përfunduar 20-16. Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë për të thelluar diferencën deri në 12 pikë, 34-22. Por vlonjatet nuk janë dorëzuar, ndërsa kanë ngushtuar në fund të periodës së parë 36-33. Flamurtari ishte më mirë në pjesën e dytë, që ishte vendimtare për të fituar ndeshjen.

Ato vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, ndërsa përmbysën në 44-55, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 48-56. Flamurtari vazhdon ta thellojë epërsinë më shumë në dhjetë minutat e fundit, ndërsa triumfon 60-78. Te Bashkimi i Prizrenit u dalluan Kristina Elis me 19 pikë dhe Era Shatri me 14 pikë, kurse te Flamurtari u dalluan Ema Obrajan me 25 pikë dhe Laura Xhonson me 21 pikë. Pas katër javësh, Bashkimi ka dy fitore dhe dy humbje, kurse Flamurtari tri fitore dhe një humbje duke iu bashkangjitur kryesuesve, ndërsa vendin e parë e mban Penza me 8 pikë pas katër javësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›