Penza, katër fitore radhazi në Ligën Unike

Penza ka marrë fitoren e katërt në Ligën Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për femra, teksa në mbrëmjen e së mërkurës ka mundur Tiranën në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, 96-82. Një atmosferë e ftohtë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, jo vetëm për shkak të temperaturave të ulëta, por dhe për shkak të numrit të pakët të shikuesve. 24-16 perioda e parë për Penzën, e cila e ka lojën gjatë gjithë kohës në kontroll. 29-18 e dyta po për mikeshat, që në pushim kanë kryesuar 53-34.
Pas kthimit Tirana reagon dhe duke fituar periodën e tretë 24-22 ngushton në 58-75. E fundit 24-21 për bardheblutë dhe në përfundim 82-96 për Penzën e Pejës. Ndërkohë edhe Partizani ka pësuar humbjen e katërt radhazi në Ligën Unike, teksa është mundur në transfertën e Prishtinës, 62-95. Java e katërt e Ligës Unike mbyllet të enjten në ora 17:00 me ndeshjen në Prizren mes Bashkimit dhe Flamurtarit, kurse Penza vijon të kryesojë bindshëm.