Flamurtari, fitore in-extremis me Kamzën
Kuqezinjtë kanë arritur një fitore shumë të vështirë përballë devutuesve të këtij kampionati, ndonëse sfida luhej në një fushë asnjanëse. Në stadiumin “Gjirokastra”, kanë qenë golat e Franc Veliut dhe Halim Begajt që u kanë dhënë vlonjatëve buzëqeshjen e parë në këtë sezon. Duhet theksuar se kamzalinjtë nuk janë dorëzuar lehtë, ndonëse përballë kanë pasur nënkampionët e vitit të shkuar. Fatjon Tafaj, kapiteni i Kamzës ka shënuar barazimin e përkohshëm në këtë ndeshje dhe duke e detyruar skuadrën e Lutajt që të vuajë shumë derisa të gjejë fitoren. Halim Begaj do të shënonte golin vendimtar vetëm në minutën e fundit të përballjes me kamzalinjtë për t’u dhënë kuqezinjve tre pikët e para në këtë sezon.