Flamurtari, fitore me Vllazninë ose gjobaFlamurtari-Vllaznia është dhe premiera e trajnerit Magani përpara publikut vlonjat

Publikoje ne:
Flamurtari nuk fiton prej katër javësh. Skuadra e Gugash Maganit ndodhet në vendin e fundit,me vetëm 3 pikët e fituara ndaj Tiranës në javën e parë.
Sfida e së dielës, 4 tetor 2009, kundër Vllaznisë (edhe kjo në krizë rezultatesh) është shumë e rëndësishme për fatin e mëtejshëm të skuadrës vlonjate.
Drejtuesit e klubit vlonjat kanë paralajmëruar lojtarët, se nëse nuk do të fitojnë kundër Vllaznisë, ndaj tyre do të ketë gjobë të kripur, një rogë mujore.
Flamurtari-Vllaznia është dhe premiera e trajnerit Magani përpara publikut vlonjat, pasi ndeshja e parë e ish-teknikut të Shkumbinit, ishte ajo kundër Gramozit në Ersekë e të humbur 2-0.
Kjo ndeshje përkon edhe me debutimin e trajnerit të ri të Vllaznisë, Roland Luçi, ky i fundit zëvendësoi Hasan Likën në bankinën shkodrane.
Java 6-të, ora 15:30
02.10.2009
Gramozi-Besa
03.10.2009
Skënderbeu-Apolonia
Tirana-Kastrioti
Laci-Dinamo
Shkumbini-Teuta
04.10.2009
Flamurtari-Vllaznia
RENDITJA, JAVA 5
1 Dinamo 5 13
2 Besa 5 13
3 Skenderbeu 5 9
4 Apolonia 5 9
5 Teuta 5 9
6 Tirana 5 7
7 Gramozi 5 5
8 Laci 5 5
9 Kastrioti 5 4
10 Shkumbini 5 4
11 Vllaznia 5 4
12 Flamurtari 5 3
E Enjte, 01 Tetor 2009