E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani “harron” të fitojë, mundet edhe në Champions/video

Zvicernët, të cilët ishim mundur në ndeshjen e parë 5-2 nga Reali, shënuan një golnë minutën e 10-të dhe e ruajtën me fanatizëm avantazhin deri në fund, duke shkaktuar surprizën më të madhe të mbrëmjes së djeshme.

Mbrojtësi finlandez Tihinen, i ardhur nga thellësia e mbrojtjes, realizoi një supergol me finte, pas një goditje nga këndi në krahun e djathtë.

Në pjesën e dytë, skuadra e Leonardos u përpoq të barazojë, madje goditi edhe dy herë shtyllën me Ambrozinin dhe Zambrotën, por pa arritur të thyejë zviceranët.

Tashmë Milani duket një hije e largët e ekipit që në gjashtë edicionet e fundit ka arritur pesë herë në gjysmëfinale. “Djalli” nuk po arrin të bëjë dot të “zotin” e shtëpisë as në ndeshjet e Ligës së kampionëve dhe kjo humbje vë seriozisht në dyshim pozitat e trajnrit Leonardo në krye të stolit kuqezi.  

Milan 0 – 1 Zyrih

Milan (4-3-1-2): Storari 6,5; Abate 6, Nesta 6 (60' Onyewu 5), Kaladze 5, Jankulovski 5; Flamini 4,5 (46' Zambrotta 6), Pirlo 5,5, Ambrosini 5,5; Seedorf  5 (46' Ronaldinho 6); Pato 4,5, Inzaghi 5. Trajner: Leonardo

Zyrih (4-3-1-2): Leoni 6,5; Koch 6,5, Barmettler 6,5, Tihinen 7,5, Rochat 6,5 (80' Stahel s.v.); Aegerter 6,5, Okonkwo 7, Gajic 7; Margairaz 6,5; Djuric 7 (86' Alphonse), Vonlanthen 6,5 (76' Nikci). Trajner: Challendes

Arbitër: F. Mayer (Gjermani)

Shënues: 10' Tihinen (Z)

Kartonë të verdhë: 33' Kaladze (M), 50' Leoni (Z), 51' Abate (M), 51' Okonkwo (Z), 80' Jankulovski (M), 95' Margairaz (Z) 

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›