Flamurtari, fitore shprese në fushën e Egnatias

Flamurtari ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në javën e 32-të të “Abissnet Superiore”, 2-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Skuadra vlonjate arriti të kalojë në avantazh pas dhjetë minutash lojë me një autogol të shkaktuar nga Jaime, ndërsa nuk munguan rastet për dyfishimin e rezultatit.
Pas përfundimit të pjesës së parë, gjyqtari Laver Alla riktheu edhe njëherë ekipet në fushë për të ndëshkuar Xhemajlin me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër në dëm të Bintsuka. Egnatia mbeti me 10 lojtarë për gjithë pjesën e dytë.
Në fillimin e pjesës së dytë Ememe dyfishoi shifrat për skuadrën vlonjate me një gjuajtje të fortë nga distanca.
Kështu Flamurtari mori tri pikë mjaft të rëndësishme që ngjallin shpresat për mbijetesë: ndodhet në kuotën e 29 pikëve, vendi i fundit. Humbja e dytë radhazi për Egnatian, 54 pikë dhe vendi i tretë.