Flamurtari, flamuri në "gjysmështizë"Kuqezinjtë vlonjatë kanë marrë më pak pikë në Vlorë se sa jashtë fushe. Fituesja e Kupës është duke përsitur sezonin 2003-2004 kur ra nga Superliga

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Flamurtari është në krizë totale. Fituesja e sezonit të kaluar të Kupës së Shqipërisë ndodhet në vendin e fundit të Superligës, me vetëm 11 pikë nga 42 të mundshmet, duke krijuar një diferencë prej 27 pikësh me Dinamon e vendit të parë, një “humnerë”, boll të mendosh se nga sezoni aktual kanë kaluar vetëm 14 javë.
Vetëm dy fitore në 14 javë (një në transfertë me Tiranën, 3-1 dhe një në shtëpi më Vllazninë, 2-0) janë treguesi më i qartë i asaj që po ndodh në kampin vlonjat, që mesa duket ende vuan dramën e humbjes 8-1 më Madhëruellin në Skoci në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë eliminator të Ligës së Europës.
Edhe largimi i trajnerit vlonjat Eqerem Memushi me peqinasin Gugash Magani (ky i fundit ka tentuar të largohet) nuk ka sjellë asnjë ndryshim në shtëpinë Flamurtarit, që duket se po përjeton momentet e sezonit 2003-2004, kur dhe ra nga Kategoria Superiore.
Barazimi i fundit me 1-1 Skënderbeun në Vlorë (nga skuadra korçare pati shumë akuza ndaj gjyqtarit Artan Taullahu në lidhje me gjykimin) dëshmoi se Flamurtari ndodhet në një situatë shumë të komplikuar, aq sa trajneri Magani vendosi kushtin e largimit të katër lojtarëve, që ai të vazhdonte të qëndronte në bankinë.
Shtatë humbje në 14 javë, për më tepër që Flamurtari është skuadra me bilancin më të keq në ndeshjet në shtëpi: vetëm 6 pikë në 7 ndeshje të luajtura në Vlorë, (3 pikë më pak se Gramozi debutues) dëshmojnë se merkato e vlonjatëve lë shumë për të dëshëruar (janë larguar sulmuesi Marius Ngjela dhe mbrojtësi kroat Marko Bashiç).
Flamurtari ka sulmin më të dobët në kampionat, vetëm 9 gola në 14 ndeshje (po aq sa Gramozi) dhe për më tepër i trishtueshëm është fakti se në shtëpi ka realizuar më pak gola se në transfertë: 4 në Vlorë, 5 jashtë saj. Statistikat janë të zeza: 10 gola të pësuar në shtëpi, kundrejt 8 të pësuar në transfertë.
FLAMURTARI KETE SEZON
Pikë: 11
Ndeshje: 14
Fitore: 2
Barazime: 5
Humbje: 7
Gola të shënuar: 9
Gola të pësuar: 18
Vendi i fundit:
Numri i klikimeve - 245
E Hene, 14 Dhjetor 2009