E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari, heshtje per shtypin para ndeshjes se "mbijeteses"

Flamurtari i Vlores ka vendosur heshtje per shtyp, ne vigjilje te ndeshjes se radhes qe do te luhet ne Korce, ndaj Skenderbeut. Sekretari i Pergjithshem i klubit te Flamurtarit, Geri Cipi deklaroi se ndeshja e se premtes paraqet rendesi te vecante per ekipin e tij, ndaj edhe e tere skuadra eshte e ndaluar qe te jape cfaredolloj deklarate para ndeshjes. Fitoret e fundit e kane larguar Flamurtarin nga zona e renies, por nje humbje e mundshme ne Korce do te bej qe pozitat e vlonjateve te veshtiresohen serish. "Kemi marre nje mase te tille, nisur nga rendesia qe paraqet ndeshja e radhes ne Korce,- theksoi Geri Cipi.- ndaj Skenderbeut edhe klasifikimi tregon se ekipet jane ne nje nivel dhe na pret nje ndeshje e veshtire dhe delikate per objektivin final". Pas gjashte fitoreve radhazi, Skenderbeu synon triumfin e shtate radhazi ne Kategorine Superiore. Skuadra e drejtuar me sukses nga ana e Mirel Joses do te vihet perballe Flamurtarit te Gugash Maganit, ne nje nga sfidat me te rendesishme te Kategorise Superiore. Faza e treta e ka perqendruar vemendjen ne fund, ku garojne per mbijetese te gjitha ekipet rivaleve, pervec ekipeve rivale per titull, Dinamos dhe Beses. Skuadra e Gramozit pritet te luaje shanset e fundit, ndaj Kastriotit. Ne rast fitoreje, ekipi i Canes do te kerkoje qe te futet ne zonen "play out", por nje gje e tille do te veshtiresoje pozitat e Kastriotit, qe ndodhet gjithashtu ne fundin e klasifikimit.

Rastet e heshtjes
Klubet e Kategorise Superiore, sa here qe kane ndeshje vendimtare per permbushjen e objektivit te tyre shpallin heshtje per shtyp para ekipit. Flamurtari i Vlores, ashtu si Skenderbeu pas disa rezultateve pozitive ne javet e fundit, i ka shpetuar zones se ftohte. Por nje rezultat negativ ne ndeshjen direkt qe do te luhet ne Korce, pritet te veshtiresoje serish pozitat e skuadres vlonjate, ndaj edhe eshte lajmeruar heshtje per shtyp.

Kategoria Superiore
Java e 27-te
Tirana-Teuta
Laci Shkumbini
Skenderbeu- Flamurtari
Dinamo- Vllaznia
Besa-Apolonia
Gramozi- Kastrioti

Klasifikimi Nd. Pike
--------------------------------Champions
Dinamo 26 58
--------------------------------Europa Lige
Besa 26 40
Laci 26 38
--------------------------------
Shkumbini 26 38
Tirana 26 38
Vllaznia 26 36
Flamurtari 26 33
Skenderbeu 26 33
---------------------------------Ndeshje "Play-Out"
Teuta 26 32
Apolonia 26 31
---------------------------------Bien direkt
Kastrioti 26 30
Gramozi 26 22

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›