Ironia e Murinjos: CSKA imiton Galianin, shtyn ndeshjet e kampionatit
CSKA e Moskes, kundershtari i Interit nuk ka luajtur ne ndeshjen e fundit te kampionatit, per t'i paraprire sfides se sotme te Champions, ndaj Interit. Trajneri i zikalter, Hoze Murinjo ka folur me ironi per kete levizje te ruseve, para ndeshjes se kthimit, ne "Champions", duke e cilesuar ate, si nje veprim te njohur, duke qene se e perdor shpesh Adriano Galiani : "CSKA? Bravo, pasi ka vepruar si Galiani i cili i shtyn ndeshjet e kampionatit," - eshte shprehur trajneri i Interit. - " kjo nuk eshte e gjitha. Heshtja ime ne kampionat do te vazhdoje edhe per ca kohe. Baloteli? Eshte lojtar i rendesishem, por mund te jete ne fushe, ne stol, ose ne tribune". Per Shanajderin: "Nese nuk do te luaje, kemi gati Stankovicin." Por polemikat kane vijuar, teksa Murinjo eshte shprehur se: "Cska ka vetem nje epersi per te fituar, se nuk ka luajtur te shtunen ne kampionat". Autoritetet ruse kane shpjeguar vendimin e fundit, si nje perpjekje sigurie, ndaj akteve terroriste te diteve te fundit ne Moske.