Shtate finale per ne Evrope, Tirana ndalon humbjen
Aranit Muraci
Tirana do te luaje shtate finale dhe do te kerkoje shtate fitore radhazi. Me kete premtim trajneri i bardhebluve, Sulejman Starova kerkon qe te siguroje patjeter pjesemarrjen e skuadres se tij, ne Evrope, si te vetmen mundesi per te shmangur deshtimin e plote qe iu kanoset 24 here kampioneve te vendit. Tirana, si kampione ne fuqi e nisi sezonin me pretendime te medha, por pas humbjes se pesuar ne ndeshjen derbi me Dinamon dorezoi kuroren dhe zhgenjimi arriti kulmin ne ndeshjet e kupes me Besen. Eliminimi edhe nga ky kompeticion ka vene ne veshtiresi ekipin kryeqytetas, qe pretendon tani per te pasur nje vend ne Evropa Lige. Pas ardhjes se Staroves dhe fitores se arritur ne Fier, ndaj Apolonise, vendi i trete ne kampionat eshte objektivi me i fundit i kryeqytetasve. - "Tirana zhvilloi nje ndeshje pozitive ne Fier, por per te arritur objektivin duhet t'i luajme shtate ndeshjet e mbetura, si ndeshje finale", - tha Sulejman Starova. Tirana e humbi vendin e trete, pas tre humbjeve radhazi qe pesoi para se ekipin ta merrte ne dore ish-tekniku i njohur. Laci eshte skuadra qe me klasifikimin e momentit i takon te luaje ne Evrope. Por pavaresisht synimeve te larta per pjesemarrjen ne Evrope, skuadrat nga vendi i trete dhe deri te Kastrioti qe ndodhen ne vend te parafundit dhe i takon te zbrese direkt ne nje kategori me poshte, do te luajne ne dy fronte: nga njera ane per te mos rene me poshte dhe nga ana tjeter per te konkurruar ne Evrope. rrezikon njekohesisht renien ne nje kategori me poshte, ne rast se nuk do te ruaje Deri ne fund, gares se ketij sezoni i kane mbetur edhe 21 pike. Megjithate paraqitjet e deritanishme te Lacit jane vertet mbreselenese, duke marre parasysh faktin se eshte ngjitur nje sezon me pare ne Superiore. Tirana e Sulejman Staroves i konsideron dy ekipet me lart ne klasifikim, Lacin dhe Shkumbinin, rivale per vend te trete. Ndaj lacianeve skuadra e Staroves e ka konsumuar ndeshjen direkte, ndersa i mbetet qe te luaje perballe Shkumbinit te Peqinit. Ekipi i drejtuar me sukses nga trajnerit kavajas, perparim Daiu ka edhe nje karte tjeter plus ne duar, per pjesemarrjen ne Evrope, pasi ka shenuar nje barazim me Besen ne ndeshjen e pare gjysmefinale te Kupes dhe premton qe te kualifikohet ne finale.