E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oskar Tabarez, trajneri i vitit 2011

/* */

TIRANE, 2 janar 2012 - Oskar Tabarez u votua si trajneri më i mirë i ekipeve kombëtare për vitin 2011.

Trajneri 64-vjeçar uruguaian u votua nga stafi i Institutit Ndëkombëtar i Historisë dhe Statistikave, IFFHS, dhe një panel ekspertësh nga 81 vende të botës.

Top-16 i trajnerëve përbehet nga 12 kombësi, me vetëm Italinë (4) dhe Gjermanisë (2) përfaqësojnë më shumë se një.

10 nga 16 trajnerët trajnojnë kombëtaren e vendeve të tyre, gjashtë të tjerët ekipe të huaja.

Oskar Tabarez grumbulloi 200 pikë, i ndjekur nga trajneri i kampionëve të botës, Spanjës, Vincente Del Boske, me 186 pikë.

Në vend të tretë u rendit me 169 pikë, gjermani Johakim Lëv.

Renditja
1.    Oscar  Tabarez    Uruguai    200 pike
2.    Vicente del Boske    Spanjë    186
3.    Joakhim Lëv    Gjermani    169
4.    Bert van Marvick  Holandë    81
5.    Alberto Zakeroni    Japoni    24
6.    Fabio Kapello    Angli    23
7.    Morten Olsen    Danimarkë    20
8.    Sesar Alehando Faras    Venezuela    12
    Xhovani Trapattoni    Irlandë    12
10.    Slaven Biliç    Kroaci    11

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›