Flamurtari kthehet sh.a, Gjika: Presim investime
“Flamurtari është i kompletuar dhe natyrisht nëse do të ketë lëvizje në merkato ,gjatë kësaj vere,do të mundohemi të riparojmë dicka pas ndeshjeve në kupat e europës.Lojtarët që janë aktualisht,ata të cilët atshmë ndodhen në Ohër,do të qëndrojnë por natyrisht do të bisedojmë për gjithcka me vetë futbollistët pas ndeshjeve në Kupat e Europës.” Kryetari i bashkisë së Vlorës dhe presidenti i Flamurtarit Shpëtim Gjika, ka përshëndetur fillimisht faktin që tashmë Flamurtari kthehet në një sh.a sipas edhe kërekasve që duhet të plotësojë në bazë të udhëzimeve të mbërrituar nga FSHF dhe UEFA.pikërisht në Mbledhjen e Këshillit të Bashkisë së Vlorës, është miratuar përfundimisht kalimi i ekipit vlonjat në fotboll klub sh.a, një vendim i miratuar nga këshilltarët në një mbledhje të diksutuar ditën e enjte në Vlorë. “Sot (dje), - ka theksuar në fjalën e tij Gjika - kemi hedhur një hap të rëndësishëm përsa i përket funskionimit të klubit dhe ky vendim i hap rrugë edhe afrimit të investitorëve të tjerë pranë Flamurtarit. Deri më sot, KF Flamurtari ka funksionuar si një institucion vartës nga bashkia, ndërsa tashmë me plot kuptimin e fjalës është një shoqëri aksionere. Aktualisht bashkia e Vlorës ka 100% të aksioneve të sh.a Flamurtarit, por natyrisht në bazë të këtij vendimi, ne i hapim rrugë çdo investimi të mundshëm dhe investitori qoftë nga Vlora apo edhe të huaj që kanë dëshirë të afrohen te Flamurtari. Kemi përmbushur kështu një detyrim të përcaktuar nga FSHF dhe UEFA ,afati i të cilit përfundonte në datë 30 qershor,dhe ne jemi në kohë. Flamurtari mund të regjistrohet pa asnjë problem si në aktivitetet ndërkombëtare, ku ne do të luajmë këët verë në filim të korrikut, por edhe në sezonin e ardhshëm futbollistik. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe është folur shumëpër merkaton, por unë mendoj se ekipi është i plotësuar. Kemi zhvilluar një sezon mjaft të mirë kampionatin e kaluar ku të gjithë e dinin se çfarë meritonim të merrni. Por unë them që Flamurtari është plotësisht i kompletuar dhe natyrisht kemi ruajtur pjesën më të madhe të lojtarëve te sezonit të kaluar, ndërkohë që nëse do të ketë diçka për të hyrë në merkato do ta kryejmë pas ndeshjeve në kupat e europës.Do të shohim si do të shkojmë në këtë përfaqësim dhe nëse ekipi ka nevojë natyrisht që do të veprojmë duke afruar ndonjë lojtar,” është shprehur presidenti i Flamurtarit Shpëtim Gjika, i cili vetëm pak ditë më parë arriti edhe një akord për të mbajtur sulmuesin Xhafaj,duke ruajtur në pjesën më të madhe të grupi të sezonit të kaluar futbollistik.