Zhak Rog: Kosova të presë edhe pak
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rog, i ka lavdëruar sportistët kosovarë dhe ka deklaruar se duhet të presin edhe pak që të bëhen pjesë e familjes së madhe të sportistëve botërorë. Këto deklarata numri një i CIO-s i ka dhënë gjatë një takimi me përfaqësuesit e mediave botërore në Gjenevë, ku ka folur edhe për Kosovën. “Kosova duhet të presë edhe pak”, tha Rog, duke mos dhënë ndonjë datë se kur mund të bëhet pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në atë Ndërkombëtar. Sipas tij, sporti dhe sportistët kosovarë janë duke u përcjellë nga organizmat ndërkombëtarë dhe se në këtë drejtim ka lëvizje pozitive. “Nëse kemi parasysh futbollin apo boksierët dhe disiplina të ndryshme të sportit kosovar, të cilët janë të shkëlqyeshme. Ata po e tregojnë veten në vende të ndryshme, mund të them se ka lëvizje pozitive”.