Flamurtari mund Elbasanin dhe rikthehet në garën për titull

Flamurtari arriti që të dalë me fitore përballë Elbasanit në duelin e luajtur në stadiumin e Vlorës. Kuqezinjtë mposhtën 2-1 verdheblutë në një takim të luftuar deri në minutën e fundit.
Ekipi i Emiliano Çelës kaloi dy herë në avantazh me golat e Oliveiras (30′) dhe Dalanajt (52′ ) ndërsa në minutën e 90’ u rihap ndeshja nga Bobi Kleme, por pa ndryshuar përfundimin e saj.
Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e 3-të me 15 pikë, një më pak se Elbasani dhe katër nga nga Bylis kryesues i cili ka një ndeshje për të zhvilluar.
Pas kësaj sfide, trajneri i Flamurtarit, Emiliano Çela u shpreh: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë duke ditur kualitetin e Elbasanit. E doja një gol pasi e kemi merituar dhe kemi bërë një lojë të mirë. Përpos këtyre, jam shumë i kënaqur nga ekipi, nga agresiviteti që treguan. Një ndeshje që ishte një pikë kyçe për momentin ku ne jemi. Vinim pas rezultateve të mira. Kjo fitore premton dhe rrit besimin”.