E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamurtari nuk ndalet, Besa ul kokën

Flamurtarit i mjaftoi një gol i shpejtë i realizuar nga Bledar Devolli në fitoren minimale 1-0 ndaj Besës së vendit të fundit, për të rimarrë i vetëm kryesimin e Superligës pas përfundimit të javës së 14-të. Vlonjatët bënë autokritikën më të mirë pas humbjes 2-1 në kampionat me Tiranën (2-1, java 13) dhe eliminimit nga Bylisi në Kupën e Shqipërisë.

Me angazhimin vetëm në kampionat, djemtë e Gugash Maganit u përpoqën të siguronin një fitore me goleadë ndaj kavajasve -gjithmonë e më shumë në krizë - por vlonjatët nuk mundën të shënonin më shumë se një gol ndaj nënkampionëve të sezonit të kaluar, por që këtë edicionin kanë humbur gjysmën e takimeve, 7 të tilla në 14 javë.

Goli i vetëm ka për autor mesfushorin gjirokastrit të Flamurtarit, 32-vjeçari Bledar Devollin, i cili realizoi në minutën e 5-të për të sigluar fitoren e 10-të sezonale të Flamurtarit, por dhe golin e tij të parë personal në 13 ndeshje të aktivizuara.

Flamurtari u ngjit në kuotën e 31 pikëve, 3 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë, 28, por 7 më shumë se Dinamo e Vllaznia, që me nga 24 pikë ndajnë midis tyre vendet 3 dhe 4.

Të shtunën, Vllaznia fitoi 1-0 në Laç (gol i Gocajt), Bylisi barazoi 1-1 me Tiranën (Popoviç për Bylisin; Lilaj për Tiranën) dhe Kastrioti mposhti 3-1 Elbasanin: Alikaj, Alvizh dhe Babiç për krutanët, Dalipi për verdheblutë.

Të dielën, Teuta fitoi 2-1 kundër Dinamos në “Qemal Stafa”: Pepa dhe Frashëri për Teutën, Vila (penallti) për Dinamon. Skënderbeu triumfoi në një ndeshje dramatike 1-0 ndaj Shkumbinit, në sfiden e dy penalltive të humbura, nga një për çdo ekip (Bërkiç për Skënderbeun, Kotori për Shkumbinin). Sulmuesi serb Mlladen Bërkiç firmosi golin e fitores.

Në javën e 15-të, ku si kryendeshje është Vllaznia-Skënderbeu. Shkumbini do të presë Dinamon, me kampionët në fuqi që nuk fitojnë prej pesë javësh, Teuta do të ketë mysafire Besën fqinje, Tirana do të përballet me Kastriotin. Elbasani pret Laçin, ndërsa Bylisi do të sfidojë në Flamurtarin kryesues, por me kujtimet e bukura të eliminimi të vlonjatëve në kupë.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 14

Të shtunën, 11 dhjetor
Laçi-Vllaznia                0-1
Bylis-Tirana                1-1
Kastrioti-Elbasani        3-1

Të dielën, 12 dhjetor
Skënderbeu-Shkumbini        1-0
Dinamo-Teuta                1-2

Të hënën, 13 dhjetor
Flamurtari-Besa             1-0

V    Skuadra              N      D+-      P
1     Flamurtari            14     +13     31
2     Skënderbeu         14     +9     28
3     Dinamo            14     +5     24
4     Vllaznia             14     +1     24
5     Tirana             14     +5     22
6     Teuta                14     +4     21
7     Kastrioti             14     -2     17
8     Laçi                 14     -2     17
9     Shkumbini            14     -3     17
10     Bylis                14     -10     12
11     Elbasani             14     -9     9
12     Besa                 14     -11     9

GOLASHËNUESIT
10 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)
9 gola: Pejiç (Tirana)
8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skëndebeu)
7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)
6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini)
5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Dalipi -1p (Elbasani)
4 gola: Selimi –2p, Mile (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Cikalleshi –1p, Mihani –1p (Besa); Sadiku (Elbasani), F.Xhafa (Bylis)
3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); Ahmataj (Flamurtari)
2 gola: Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Nora (Shkumbini); Progni, Sakaj –2p, Bajevski (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta)
1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Shtubina, Nallbani, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega (Bylis); Dervishi, Shenaj (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Lena, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Hysa, Vuçaj, Kaja, Shazivari, Marashi (Laçi); A.Hoxha, Sheta (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo)
Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 13 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›