Flash- Tirana, nisin ditët maqedonase

Kampionia e 23-fishtë e Shqipërisë, Tirana, pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve përjetoi lëvizje të rëndësishme në gjirin e skuadrës, përpara nisjes për në Ohër. Janë larguar katër futbollistë: Sinani (te Vllaznia), Pisha (Dinamo), Allmuca dhe Abraham. Të ardhur janë Fortuzi, Sina, Erjon Xhafa dhe Vrapi.
Të mërkurën rreth prës 17:00, futbollistët e Tiranës kanë udhëtuar drejt Strugës (munguan Devi Muka dhe Klodian Duro)si dhe Endri Vrapit, që do të luajë në Kupën UEFA me Teutën. Tirana u akomdua në hotel "Drim" në Strugë dhe pas dhjetë ditësh ajo do të sistemohet në hotel "Biser" në Ohër.
KUPA UEFA/ Besa
Fituesja e Kupës së Shqipërisë dhe një nga dy pjesëmarrëset në Kupën UEFA, Besa e Kavajës, nisi dje përgatitjet në Mavrovë të Maqedonisë, ku do të qëndrojë rreth 15 ditë. Trajneri rumun Silviu Dumitresku ka në përbërje 22-lojtarë, ku emrat më të njohur janë Xhihani, Dragusha, Elokan, Nana, Nuhiu e Veliaj.
KUPA UEFA/ TEUTA
Teuta, nënkampionia e Shqipërisë për sezonin 2006-2007, ka realizuar deri tani dy blerje: Enkelejd Dobin të ardhur nga kampionatet inferiore në Francë dhe Sokol Bulkun, ish-mesfushorin e Tiranës dhe të Partizanit. Të larguar janë Shkëmbi, Kapaj e Devolli, të cilët gjithsesi do të luajnë në Kupën UEFA.
INTERTOTO/ Vllaznia
Vllaznia e Mirel Josës, e cila merr pjesë për herë të katërt në Kupën Intertoto, kompeticioni më pak i rëndësishëm europian do të niset të premten për në drejtim të Kroacisë ku skuadra shkodrane do të ndeshet me KK Zagreb, rivalin kroat, më 23 qershor, ora 17:30. Vllaznia nënshkroi me Sinanin, Norën, Simon dhe Kacin.