Kapelo: “Falëminderit djem!”

Tekniku i Realit të Madridit, Fabio Kapelo përshendeti lojtarët e tij përpara nisjes së pushimeve: "Falëminderit djem!". Për shumë aventura e dytë në Spanjë është mbyllur me fitoren e kampionatit dhe me ndeshjen miqësore (8-0) me një miks izralieto-palestinez për "Ndeshjen e paqes". Teoria e mbështetur nga "Marca" e shikon teknikun larg Madridit, që nuk mundi të fliste në Tel Aviv me presidentin Ramon Kalderon.
Mbyllet Milito, nis Kanavaro
Gabriele Milito prishi gjithcka me Juventusin dhe do të shkojë te Reali i Madridit. Argjentinasi do të shkonte te Juventusi për një shifër prej 18 milionë eurosh, por bardhezinjtë nuk e cuan ofertën më shumë se 15 milionë euro. Reali i Madridit është i gatshëm të paguajë 18 milionë euro, ndërkohë që nisën edhe tratativat e Juventusit për të rikthyer në Torino mbrojtësin Fabio Kanavaro.
Eto thërret Tieri Henrinë
Edhe Samuel Eto'o zbret në fushë me qëllimin për të bindur Tieri Henrinë të pranojë ofertën e Barcelonës duke formuar kështu një trio të mrekullueshme me brazilianin Ronaldinjo. "Është një mik i madh dhe një ditë do të luajmë bashkë", - tha Eto'o për gazetën britanike "Times". "Ka vend për të gjithë te Barcelona. Flasim shpesh. Edhe kur po shkoja për të ndjekur finalen e NBA-së në SHBA fola me të".
Pizaro përfundimisht "verdhekuq"
David Pizaro do të qendrojë përfundimisht te Roma, pas marrëveshjes së dy klubeve, Interit dhe verdhkuqeve kryeqytetas.
Për ta bërë plotësisht të vetin mesfushori kilian, Roma do të derdhë 5.75 milionë euro, pagesë e cila do të kryhet sipas akordit brenda tre vjetësh. Torino është forcuar me mesfushorin e Parmës, australianin 29 vjecar Vincenco Grela. Juve është pranë blerjes së Tiagos.