Flash: Futbollistët e Shkëndijës të koncentruar presin shkupjanët

Futbollistët e Shkëndija'79", nga dita e mërkurë kanë filluar me nga dy seanca stërvitore në ditë. Mesfushori i skuadrës së Shkëndijës, Suhejb Mustafi, deklaroi për Albania-Sport se janë duke u përgatitur për skuadrën e Vardarit. "Me stërvitjet është duke shkuar gjithcka në rregull, jemi të impenjuar maksimalisht në punën që po bëjmë pasi që këtë javë do të ndeshemi me një skuadër të fortë sic është skuadra e Vardarit por në Tetovë s'ka cka kërkon, pikët do të ngelin në konton tonë,"tha Mustafi.
Mustafi në stinorin e kaluar 2006/07 ishte futbollistë që coj peshë zemrat e tifozëve me driblimet e tij sikurse ish-futbollisti i Shkëndijës Ismail Ismaili. Këtë sezon në ndeshjen e parë në një teren të vështirë të Cementarës u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes në rolin e sulmuesit . "Do të mundohem që të përsos aftësitë e mija me qëllim që ti ndihmoj skuadrës në vazhdim të kampionatit dhe kuptohet me ndihmën e bashkëlojtarëve të mijë dhe të trajnerëve të skuadrës Qatip Osmani dhe Jeton Nesimi. E di që duhet shumë punë për që të jeshë një futbollistë cilësor prandaj do të mundohem që të jem i koncentruar në cdo takim me qëllim që të jem edhe i realizator golash ," deklaroi Mustafi.
"Romantikët" të mos llogarisin në pikë të plota
Futbollisti i skuadrës së Renovës, Vullnet Emini, në ndeshjen e parë për sezonin e ri futbollistik 2007/08 u aktivizua nga bankina.
Emini deklaroi për Albania-Sport se ndeshja e parë është haruar dhe tani më janë duke menduar për takimin e radhës. "Ndodhi cka ndodhi pësuam humbje tash ajo ndeshje duhet haruar dhe të koncentrohemi për takimin e radhës kundër skuadrës së Rabotnickit. Për këtë edhe në stërvitjet jemi duke u angazhuar maksimalisht që të jemi të gatshëm të vrapojmë gjatë 90' minutave në terrenin e gjelbër duke mos i lënë kundërshtarëve që të marinë frymë,"tha Emini.
Duke patur parasysh se Renova ka një orar të vështirrë duke u ndeshur me skuadra të cilët pretendojnë katër vendet e para në tabelën e klasifikimit. "Së pari besoj se në ndeshjen që do ta zhvillojmë kundër Rabotnickit do të dalim me rezultat pozitiv i kemi të gjitha parakushtet në Shkup. Në takimet tjera besoj se do të dalim ngadhjimtarë pasi që pikët skuadrat tjera mund ti ëndrojnë se do ti nxjerrin nga Tetova," deklaroi Emini.
Vullnet Dauti