E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flash: Milani në kërkim të një mesfushori

Një mesfushor të do vijë me siguri. Përtej mohimeve dhe ëndrrave (Ronaldinho), Milan duhet t'i dhurojë një përforcim në mes Ancelottit. Dhe atëherë ja tek dëgjohen pëshpërimat. Nga njëra anë është Thiago Motta që i pëlqen shumë Gallianit. Barcelona kërkon 5 milioni, por si në rastin e Giuly është e gatshme të zbresë akoma më poshte se ky cmim, për të mos thënë që mund ta dhurojnë brazilianin me pasaportë italiane. Motta është një jolly në mesfushë dhe ky është avantazhi i tij i madh. Dy problemet në këtë moment për të mbërritur tek lojtari janë dëshira skarco e Barca për ta dhënë gratis dhe futja e Interit në lojë: duke parë se Emerson është duke u braktisur, Motta mund të ishte një alternativë mjaft e cmuar. Sidomos për cmimin e ulët. por kohët e fundit në shtëpinë kuqezi është rindezur entuziazmi për mesfushorin suedez Kim Kallstroem të Lionit. Me karakteristikat që ka, mund të ishte një alternativë e Seedorf në mesfushën kuqezi. Kallstroem dukej se ishte një hap nga Valencia për një shkëmbim me Morientes, por që më pas ngeci në vend. Tani, Lioni duke se ka ndërmend ta shesë lojtarin e tij por kërkon të paktën 10 milionë euro. Ndërsa Milan nga ana tjetër është i vetëbindur se nuk mund të shpenzojë më shumë se 8-10 milionë për të patur një lojtar të nivelit të lartë. Ndërkohë duket sikur është anashkaluar plotësisht përpjekja për brazilianin Julio Baptista. Real Madridi ka deklaruar një natë më parë se është gati t'ia rinisë nga e para, por Milan nuk është më i gatshëm as për t'i ripropozuar ofertën e para disa kohëve, domethënë për 2 milioni në formë huaje dhe 12 vonë.
Boca: Rikthehet Riquelme
Ëndrra e tifozëve të "Bomboneras" është duke u realizuar, Juan Román Riquelme është mjaft pranë rikthimit në Argjentinë, sic e deklaron Juan Carlos Crespi, njëri prej drejtuesve më të lartë të Boca Juniors: "Riquelme do të luajë me ne, dhe shumë shpejt, brenda më pak se dhjetë ditëve, do të zyrtarizohet transferimi i tij". Formula e parashikuar është akoma ajo e huasë, duke qenë se shifra e kërkuar prej Villarealit për shitjen e Riquelmes, është e pamundur për klubin argjentinas.
Manchester United: Heinze shkon në FIFA
Gabriel Heinze kërkon të zgjedhje vendqëndrimin e ardhshëm. Biles më shumë se kaq, kërkon të shkojë tek Liverpooli. Mbrojtësi argjentinas i Manchester United do të cojë në Fifa një dokument të dhënë nga shoqëria sipas së cilës ai mund të largohet nga klubi në rast se paguan 6,8 milion stërlina, përafërsisht 10 milion euro. MU ka bërë gjithcka për të mos e lënë lojtarin të kalojë tek Liverpool, por tashmë kalimi duket i paevitueshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›