Flash: Monsi do ta marrë Nexhipin

Reshat Ibrahimi
Drejtues të skuadrës belge Mons kanë qenë të pranishëm mbrëmë në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Kupës UEFA mes Rabotnickit dhe Zrinjskit. Qëllimi i përfaqësuesve belg ishte që të shohin nga afër edhe njëherë lojën e mesfushorit të Rabotnickit Nderim Nexhipi. Informacionin për ardhjen e belgëve në Shkup, e ka vërtetuar edhe vet lojtari "romantik", i cili ka pohuar se është në dijeni për një gjë të tillë. "E di që janë të interesuar për mua, por cka do të ndodh më tutje nuk e di. Duhet të bisedojmë lidhur me kalimin tim në Mons. Do të kisha pasur dëshirë të madhe të vazhdojë karrierën në kampionatin e Belgjikës", është shprehur për Albania-Sport, Nderim Nexhipi, para fillimit të ndeshjes. Të rikujtojmë se drejtues të skuadrës belge kanë qenë të pranishëm edhe në ndeshjen e fundit me ekipin slloven të Hit Gorica, ku Nexhipi ka lënë përshtypje shumë të mira. Ndërkohë menaxherë të Belgjikës janë të interesuar edhe për lojtarin tjetër të Rabotnickit Ertan Demiri. Për mesfushorin shqiptar interesim kishin shprehur drejtues të skuadrës Standard. Të shpresojmë se të dy titullarët "romantik" më në fund do të kalojnë në Jupiler League Nexhipi ftohet nga Kataneci!? - Në mungesë të reprezentuesit Nikolce Novevski, ka mundësi që seleksionuesi i Maqedonisë, Srecko Katanec të ftojë Nderim Nexhipin për ndeshjen e 22 gushtit. Trajneri slloven ka kërkuar nga ndihmësi i tij Vujadin Stanojkoviq që të ndjek ndeshjen Rabotnicki dhe Zrinjski, në vecanti të përcjell paraqitjen e lojtarëve "romantik", ndërsa më i miri nga ata do të ftohet në ndeshjen miqësore kundër Nigerisë. "Kuqezinjtë" nuk dorëzohen Vullnet DAUTI Skuadra e Shkëndijës është duke u stërvitur në qetësi pas disfatës së parë në kampionat nga ekipi i Vardarit. Sekretari i përgjithshëm i K.F "Shkëndija'79", Hasan Tahiri deklaroi, se stërvitjet janë duke shkuar në mënyrë normale dhe nuk ka probleme të mëdha. "Ka pasur vetëm një ankesë të vogël të portierit Petar Basnarkov, i cili në një duel me sulmuesin senegalez Muhamedu Mustafa është lënduar. Mirëpo pas kontrollit mjekësor është konstatuar se nuk është dëmtim serioz që do t`i pengonte në zhvillimin e stërvitjeve ose largimin nga terrenet e gjelbra ", thotë sekretari i 'kuqezinjve". Ndërkohë sipas Hasan Tahirit, Elfan Bajrami pas stërvitjeve të vecanta që ka bërë, është kycur në skuadër për të zhvilluar stërvitje të lehta me top. "Bajrami ka filluar me ushtrime të lehta me top. Ai para se të kalojë në Makedonija GJP, ishte lojtar i yni, kurse tani prapë është rikthyer në folenë e vjetër. Sa i përket Suhejb Mustafit, ai më nuk ankohet në lëndim, përvec Bashkim Arifit, i cili pritet që të sanojë dëmtimin para ndeshjes së radhës me Pelisterin", përfundoi sekretari i përgjithshëm. Genci, të fitojmë Evropën Vullnet DAUTI Biondi i skuadrës së Renovës, Genc Hyseni shprehet optimist, se skuadra e tij do t`i kthehet fitoreve që nga dita e diel, kur përball tyre në stadiumin e qytetit në Tetovë, do të kenë ekipin e Makedonija GJP. "Pas rezultateve të dobëta nga dy ndeshjet e zhvilluara, skuadra është duke bërë stërvitje të përforcuara për duelin me Makedonia GJP. Në ekip po frymëzon një frymë optimale, e cila besoj se do të na shpërblehet me rezultat të mirë", thotë Hyseni. Ai më tej shprehet, se në rast se skuadra e tij nuk fiton ditën e diel, atëherë do të përshëndeten edhe nga katër vendet e para të garës së klasifikimit. "Të gjithë e dimë se kemi një skuadër të fortë, prandaj këtë duhet që ta realizojmë në praktikë. Por në rast se korrim sukses atëherë ne do të kthehemi nga e mbara, kurse në takimet tjera nuk do të dimë për humbje", përfundoi sulmuesi i Renovës, Genc Hyseni. Milano mposhtet nga Vllaznimi Avdyl SALIHU Skuadra e Milanos, para ndeshjes derbi të xhiros së tretë në Kampionatin e Maqedonisë, kundër Vardarit ka pësuar humbje nga Vllaznimi i Kosovës me rezultat 2-0. Takimi është luajtur në Gjakovë kurse ekipi kumanovarë në këtë ballafaqim është paraqitur me ekipin e dytë. "Kemi zhvilluar një ndeshje, ku janë paraqitur lojtarë të ekipit të dytë, kurse në këtë takim kam testuar edhe disa futbollistë që duhej të ishin zëvendësime të duhura për ndeshjen me Vardarin. Kështu Jeton Qerimi duhej të ishte zëvendësim i mirë për të lënduarin Faruk Statovci dhe Konjanovki për Limanin. Por jam zhgënjyer nga loja e treguar e këtyre mesfushorëve. Po ashtu s'jam i kënaqur edhe nga sulmuesi Ersen Salihu, i cili që një kohë nuk ka qasje profesionale në stërvitje dhe prej një futbollisti mjaft të spikatur dhe me mundësi për ekipin e parë, ai me lojën e treguar ka zhgënjyer stafin teknik", përfundoi strategu kosovar, Bylbyl Sokoli. Reagim Esat Pash Toptani i Tetovës Në shkrimin e ditës së martë në gazetën "Lajm", ku z.Rexhep Bexheti dhe djali i tij akuzohen për kërcënim ndaj zëdhënësit të K.F"Shkëndija'79" dhe gazetarit te Albania-Sport dhe Koha - Vullnet Dauti, ndër të tjerat thuhet se në polici është pyetur edhe për Lidhjen Futbollistike Komunale të Tetovës dhe përgjigja e këtij zotriu ka qenë se këtë e njeh FIFA dhe UEFA. Sa për informim të opinionit rasti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë nuk është i njëjti si në LFK-së së Tetovës, për arsye se këtu në Lidhjen Futbollistike të Tetovës, ai vetë caktoi datën për mbajtjen e kuvendit dhe nuk u paraqit për arsye se e kuptoi se nuk e votonin edhe vetë ata që vetë ai i caktoi si kuvendar. Gjëja më e cuditshme e krejt kësaj është se kur i dorëzuam dokumentet për emrin e kryetarit të ri në regjistrin kryesor, ata thanë se Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës, për kryetar ka z.Dushko Milevskin i cili ka katër vite që ka vdekur. Si mundë të jetë kështu, këtë mund ta dijë vetëm z.Rexhep Bexheti. Akuza që i është lëshuar në gjykatë për këtë dhe për shumë falsifikime tjera përgjigje sigurisht se do të merni . Për z.Rexhep Bexheti personalisht kam pasur mendim krejt tjetër si njeri "intelektual" mirëpo ky qenka si fëmijë ende beson në Baba Dimër. Unë nuk mundë të kuptoj këtë zotëri të gjithë dalin me deklarata se është një profiter ,mashtrues, në sport. Largimin e tij e kërkuan të gjithë shoqatat e mësuesve të edukimit fizik dhe sportit mbi 80 % të klubeve në Tetovë dhe të gjithë punëtorët sportiv. Unë këtë situatë të krijuar nga z.Bexheti do ta kisha krahasuar si në rastin e qeverisjes së Esat Pash Toptanit. Ata që si do populli gjithmonë na i duan të huajt. Besoj se e din njerëzit e tillë si e kanë FUNDIN! Fisnik Hiseni (Antar i këshillit drejtues të Lidhjes Futbollistike Komunale të Tetovës)