Bukuroshet dhe futbollistët, një kënaqësi dhe dhimbje

Roy Keane, ish-njeriu simbol i Manchester Utd, tani trajneri i Sunderland, sulmon lojtarët që influencohen nga gratë apo të dashurat e tyre: "Janë njerëz të dobët dhe nuk i dua në skuadrën time. Për ta vendos gruaja në cilin klub do të luajnë "
Dikur ishte: gratë dhe motorat, kënaqësi dhe dhimbje. tashmë, sipas Roy Kean, kjo është një shprehje që vlen për botën e futbollit. "Cili është prioriteti? Gruaja ime dhe ‘shopingu' i saj apo futbolli?". Roy Keane është irrituar sërish. Dhe këtë herë e ka me bukuroshet. Të thuash të vërtetën, objektiv i sulmit të ish-meshfushorit të Manchester United, tashmë trajner i Sunderlandit, nuk janë gratë dhe të dashurat e futbollistëve: këtë herë Keane e ka direkt me futbollistët, fajtorë pasi influencohen nga femrat në zgjedhjet profesionale.
TË DOBËT
"Është një fenomen që i përket klubeve të mëdha ashtu si edhe skuadrave të vogla: tashmë lëvizjet e merkatos së futbollistëve nuk vendosen më në bazë të vlerave futbollistike, gjithcka është reduktuar në në një cështje stili leje, - kanë qenë fjalët e irlandezit të sjella nga "Times" -. Mund ta kuptoj që një lojtar është në tratativa me Celsin, Arsenalin ose Tottenhamin, por shumë prej tyre kënaqen me klube të tjera të vogla londineze, vetëm e vetëm të transferohen në Londër dhe të kënaqin gratë e tyre. Mirë, por unë tipa të tillë nuk dua as t'i shikoj me sy. Janë njerëz të dobët, të pa vlerë". Për të bërë më të suportueshme tezën e tij, Keane i referohet Botërorit 2006, kur shtypi anglez u përqendruar më shumë te "surprizat" e bukurosheve, sesa te paraqitja e skuadrës kombëtare të Eriksonit: "Për mua është e pakonceptueshme. Ndoshta do të duhet të kujtoj se futbollistët vijnë parë të gjithave".
VENDOSIN GRATË
"Kam shpenzuar një thes me para për alkool, gra dhe makina të shpejta, pjesa tjetër më ka mbetur". Mitike si frazë e prononcuar nga goja e të madhit George Best. Kur njerëzit irritohen nga një episod, nuk është e lehtë të rruhet qetësia dhe cdo koment mund të duket shumë i rëndë. Por Keane, gjatë javës së shkuar ka kontaktuar një lojtar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, duke dashur ta marrë në skuadrën e tij. Transferimi në fund dështoi për një motiv të vetëm: gruaja e tij. "E kishim kërkuar dhe ai as nuk denjonte të na përgjigjej. Dhe doni t dini për cfarë motivi? Gruaja e tij preferonte një transferim në Londër, sepse atje do të mundte t'i dedikohej më mirë ‘shopingut'. Cfarë trishtimi", - thotë Keane, i cili shton: - "Gratë dhe të dashurat vendosin gjithmonë atë që është më e mira për ato dhe shumë lojtarë e pranojnë pa hapur fare gojën. Janë femrat e tyre ata që vendosin se në cilin klub duhet të luajnë burrat e tyre dhe kjo është një shenje e keqe".
JUVENTUS
"Një herë, drejt fundit të karrierës time, isha shumë pranë kalimit tim te Juventus, - vazhdon Keane. – menjëherë qindra persona filluan të më këshillojnë të mos shkoja në Torino, duke theksuar se në Milano do të gjeja dyqane dhe lokale shumë ehrë më të mira. Ju përgjigja atyre se nuk më bëhej vonë aspak për lokalet e tyre të m.... Unë doja të flisja vetëm për futboll. Pastaj, kur një person vendos të tërhiqet nga një aktivitet dhe dëshiron të shijojë parathe vëna mënjanë gjatë karrierës së tij, është i lirë të arsyetojë si të preferojë dhe të shkojë të jetojë ku të ketë qejf ai".
I PAMËSHIRSHËM
Ky është mendimi i Keane. Më mirë është të mos e bësh të irritohet më shumë, një irlandez, - thonë. Ata dicka për Alf-Inge Haaland, karriera e të cilit përfundoi për një faull-hakmarrje të Keane, dhe ish-trajneri i kombëtares irlandeze Mick McCarthy, "i shkatërruar" në mënyrë verbale një nga breshëri të sharrash. Por Roy i mirë, në karrierë, ka patur dicka për të thënë edhe për tifozët e mërzitur të Manchester Utd dhe përballja e tij skarse në krahasim me gjeneratën e re të "Red Devils", nga Ferdinand te Kristiano Ronaldo. Tashmë sulmon bukuroshet. Por kush e ka radhën më pas...?
ABC