Bild Online: Alfred Mane, menazheri i ri me vizion të qartë

Bild: Zoti Alfred Mane, Ju keni punuar deri më tani si gazetar dhe prej datën 29 mars 2007, ju shikojme në listen e manazherëve të FIFA-s, ke DFB (Federata e Futbollit Gjerman). Cfarë Ju shtyu të jepnit provimin e manazherit ne Gjermani?
Alfred Mane: Të them të drejtën, une e kam dhënë këtë provim dhe në Shqipëri por nuk kam arritur të siguroj pikët e mundshme. Puna si gazetar ne Gjermani me ka dhënë mundësi të kontaktoj me shumë personalitete nga fusha e sportit dhe politikës. Thjesht kam menduar se mund ti shërbej me punën time ndonjë futbollisti që do të integrohet ne futollin gjerman.
Bild: Ju keni bashkëpunurar me gazetën tonë jo vetëm per informacione sportive qe kane lidhje me futbollin apo futbollistët shqiptar, por edhe per ngjarje të tjera nga fusha të ndryshme e jetës. Nuk do bashkqpunoni më në këtë drejtim?
Alfred Mane:Jo përkundrazi. Bashkëpunimi me gazetën tuaj më ka pëlquer gjithmonë. Ju jeni e vetmja medie gjermane, që keni botuar artikullin me titullin shqip "Forca Shqiperise", kur Kombëtarja shqiptare do përballej kundër Anglise, në Neëcastle, duke ditur që Anglia kishte fituar ne Gjermani 5:1. Pra prej shtatorit të vitit 2001 me ka pelqyer shumë komunikimi me Ju. Pastaj Ju më keni ndihmuar të kontaktoj me lojtarët e kombëtares Gjermane. Unë nuk e harroj kontaktin që më ofruat me Oliver Kahn, në hotel Rogner ne Tirane.
Bild: Ha….Por ju nuk e përfunduat intervistën…?
Alfred Mane: Po është e vërtet, pasi Oliver Kahn u ndjeh paksa i provokuar nga pyetja ime dhe ashtu sic e ka zakon ai, i revoltuar më tërhoqi sfyngjerin e mikrofonit dhe i inatosur u ngjit në dhomë. Por kjo nuk ndosh me të gjithë futbollistët e Kombeëtares gjermane.
Pra duke vazhduar përgjigjen e mëparshme, mendoj se puna e gazetarit ka shumë lidhje dhe me punën ë manazherit, pasi aty jane dhe burimet e dorës së parë të lajmit dhe lajmin e parë ashtu si një futbillist të mirë e kërkojnë të gjithë.
Bild: A mendoni se do keni suksese me manazhimin e futbollistëve shqiptarë?
Alfred Mane: Nuk di se cfarë të them se unë ende nuk kam bërë transfertën ë parë. Por nuk besoj se do fiksohem vetëm ke futbollistët shqiptarë. Për shqiptarët është pak ë vështirë në Gjërmani, pasi si nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian, u lejohet të luajnë në kategorinë e parë dhe të dyte e nuk u lejohet në atë të tretën dhe të katërtën.
Bild: Cfarë niveli ka Liga shqiptarë?
Alfred Mane: Me thën të drejtën Liga shqiptarë është ë dobët. Unë do e krahasoja me nivelin gjerman do i përshtatej një përzierje e Regionalliga me Oberliga (Liga e 3 dhe 4), dhe të paktë jane futbollistë nga kampinati shqiptar qe mund to ofrosh dhe të blihen menjëhera nga Bundesliga 1 dhe 2.
Bild: Mendoni vërtet kështu për kampionatin tuaj?
Alfred Mane: Nuk është puna se mendoj une apo nuk kam dëshirë me qënë krenar, por e vërteta është e tillë dhe njeriu duhet të jetë realist. Në Shqipëri niveli i furbollit në kampionatin shqiptar ka rënë pasi dhe infrastruktura nuk është dhe aq e përshtatshme. Klubet nuk janë privatizuar si në Gjermani, por për cudi të gjitha kanë nga një president, apo sic e qujane ne shqipëri „donatorë"
Bild: Domethene Ju jeni pesimist për punën tuaj?
Alfred Mane: Jo aspak, pikërisht se edhe kushtet nuk janë në favor të futbollistëvë shqiptarë, unë do përpiqem dhe jam optimist se me njërin apo me tjetër futbollist shqiptarë do kem sukses. Po qe se lojtari prezantohet me profesionalizën dhe kontaktet janë serioze atehere dhe puna ka sukses.
Bild: Ju kemi parë disa herë qe Ju shoqeroheni dhe me manazher gjerman sic është Karl Heinz Thielen?
Po është e vërtet. Une njoh Tielen pasi ai nuk banon larg ku banoj dhe unë. Ka qënë pikërisht ai që më shtyu me shumë të mërrja licensen e manazherit te FIFA-s. Ai është një manazher me eksperience dhe ka kontakte shumë të mira ne Bundeslige. Pjesa më e madhe e lojtarëve të tij janë argjentinas të cilët në Gjermani e kanë vlerën më 6 shifra. Por në këtë biznes është shumë ë vështire të depërtosh pa patur një njeri që të hap dyert e ketij biznesi dhe me sa po e shoh unë këto dyer janë të hekurta. Se bashku me Thielen ne kemi kontaktuar dhe futbolliste shqiptar dhe ai i njeh mirë ata, pasi së fundi ne kemi vezhguar drejtpërdrejt ndeshjen Luksemburg-Shqipëri.
Bild: A keni marrë nën kontartë ndonjë lojtar shqiptar?
Alfred Mane: Po, dhe me kontratën e parë pata sukses. Lojtarin 19 vjecar, Fitim Kaciku ndemjetësova duke bërë një kontratë me ekipin e FC Koeln. Eshtë një kontratë një vjecare dhe shpresoj që ku talent të ketë sukses në këtë ekip me traditë.
Stefan Mueller