Flash nga kampet e ekipeve

PARTIZANI - Të kuqtë vazhdojnë përgatitjet në Ulqin të Malit të Zi, ndërkohë që sot pritet të jetë aty edhe presidenti Albert Xhani, i cili do të ndjekë në aksion edhe miqësoren Partizani-Shkumbini. Kapiteni Ardit Beqiri u dëmtua gjatë stërvitjes së djeshme dhe do të mungojë të paktën 4-5 ditë.
FLAMURTARI- Skuadra vlonjate nuk do të luajë miqësoren e programuar për sot me Galatinën. Një sulmues 21-vjecar kroat pitet të bashkohet me Flamurtarin.
TEUTA - Me skuadrën u bashkua më në fund edhe fantazisti i Teutës, Labinot Haliti, i ardhur në Durrës pas pushimeve dimërore në Australi. Teuta do ta zhvillojë fazën përgatitore në shtëpi dhe futbollistët janë grumbulluar në hotel "Florida".
SHKUMBINI- Sulmuesi Klevis Dalipi është bashkuar me skuadrën në Ulqin të Malit të Zi. Shkumbini sot luan ndeshje miqësore me Partizanin.
KASTRIOTI- Financat vazhdojnë ta mbajnë lidhur skuadrën krutane. Flitej për një fazë përgatitore në Malin e Zi, por ende nuk ka një përpjekje për kalimin e "kufirit". Abazaj po shkëlqen në stërvitje, ndërkohë që pritet rikthimi i Erald Turdiut.
Albania Sport