Kategoria e parë, merkato dhe testime

LUSHNJA - Skuadra e Artan Banos fitoi 3-1 miqësoren me Elbasanin. Golat u shënuan nga Hasalla, Canka dhe Pepa (Shkoza për Elbasanin).
LUFTETARI - Skuadra gjirokstrite afroi Alfred Allamanin nga Permeti. Trajneri Petraq Bifsha shpreson në të tjera përforcime.
Bylis- Dy blerjet e reja Ziambo dhe Prela po e kënaqin trajnerin Vangjel Capo. Bylisi do të kryejë fazën përgatitore në Ulqin.
SOPOTI - Skuadra librazhdase barazoi 0-0 me Bilsht Sport. Trajneri i Sopotit, Luan Deliu mbeti i kënaqur me paraqitjen e djmeve të tij (lojë e mirë e Zylyftarit dhe Lezit), ndërsa Dion Kushe i Bilishtit testoi katër lojtarë: dy kosovarë dhe dy maqedonas.
TOMORI - Takimi miqësor Tomori-Apolonia përfundoi në barazim 0-0. Ndeshja e fortë u ndoq me interesim nga shumë shikues.
GRAMSHI - Trajneri Dalipi dha "ok" per shtatë futbolistë, Kalluci, Xheka, Dushku, Mustafa, Ahmati, Bergolli e Macolli. Dje në në ndeshjen brenda grupit fitoi skuadra e parë 1-0 (gol i Ukës).
SKRAPARI- Ylli Shehu pritet të marrë rolin e drejtorit teknik, ndërsa Andand Ocelli (banon në Kroaci), atë të seleksionuesit të talenteve. Tekniku Luftar Guri vazhdon përgatitjet për fazën e dytë.
Albania Sport