Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR-it takim me ambasadorët e BE-së
Kryesuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it Conny McCormack është takuar sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë.
Takimi i cili po zhvillohet në zyrën e shefit të delegacionit të BE-së Ettore Sequi ndodh vetëm 5 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Më herët, kryesuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR- Conny McCormack është shprehur se situata në KQZ po ndikon në vendimarrjen e deritanishme, pasi sipas saj disa vendime,duhet të merren me shumicë të cilësuar dhe jo me një shumicë të thjeshtë.