E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet KuzheShqiptaret me trajtuansi te isha mbret

TIRANE-Kuzhe thyen heshtjen dhe flet per here te pare per dramen qe ka kaluar pas goditjes nga hemorragjia cerebrale. Tekniku i kombetares shqiptare ne nje interviste per te perditshmen kroate Jutarnji List ka zbuluar se ka kaluar nje drame te rende por sipas tij eshte pa pasoja. Ate dite te enjte isha shume keq - ka rrefyer Kuzhe - Nisa te villja kisha dhimbje dhe isha vertete keq. Mendova se do me kalonte dhe se gjithcka vinte nga lodhja per ndeshjet me Bosnjen dhe Bjellorusine. Nuk i kushtova edhe aq vemendje por me pas e pashe veten ne spital. Kuzhe ka zbuluar se tani i duhet te pije 25-28 pilula ne dite por thote se semundja nuk i ka lene pasoja te renda.
Patet nje hemorragji cerebrale e kujtoni ate dite te 30 shtatorit
Ishte nje e enjte e veshtire isha shume keq. Volla isha i keputur nga dhimbja dhe me ne fund shkova ne spital sepse e kuptova qe isha seriozisht i semure.
Eshte folur se ishte gruaja juaj qe ju coi ne spital...
Per fat ajo ishte ne Tirane. E vertete ne fillim refuzova te shkoja. Mendova se kisha tension te larte mora disa ilace por pa efekt. Atehere u binda pas fjaleve te thena edhe nga doktori im. Me pas shkova menjehere ne spital ku me bene menjehere nje kontroll ne koke. Kishte shume dyshime ne ate moment ndersa gjate gjithe kohes ishte kreu i Federates Armand Duka qe u tregua shume human.
Presidenti kerkoi qe tju transferonin me avion privat ne Vjene Stamboll Zagreb...
E dija kete por folen me neurokirurge te huaj qe thane se nuk duhet te levizja pasi ishte e rrezikshme. Plus nuk ishte aq e nevojshme.
Mbani mend gje nga ditet e para
Tre ditet e para jo. Por shqiptaret kane eksperte shume te mire qe u angazhuan shume. Ne fund nuk na lejuan as te paguanim.
Kjo semundje le shume pasoja cfare keni mesuar per veten
Une nuk kam asnje demtim as ne trup e as ne te folur. Mendoj se ia hodha pa pasoja.
Dukeni me mire se Ivica Osim qe pesoi te njejten goditje kur ishte ne Japoni
Mendoj se per tre jave do te jem OK me pas do te me bejne nje tjeter skaner dhe ndoshta do te jem ne rregull. Tani gjeja me e rendesishme eshte qe tensioni i gjakur te mbetet normal. Doktoret me kane cuar ne shtepi sepse mendojne qe menyra me e mire per tu sheruar eshte atmosfera familjare. Tani me kane vene nje diete speciale dhe nuk mund te shkoj askund pa karrige.
Ka ardhur djali juaj Mark tju vizitoje
Po jemi ne Tirane dhe jetojme ne nje apartament shume komod jemi fqinj me Kryeministrin e vendit Sali Berisha. Ne spital me vizitoi Presidenti Bamir Topi nuk e mendoja kurre se do te kisha nje trajtim te tille sikur te isha Mbret.
Duket se toka shqiptare i do kroatet koment i redaksise mjafton te kujtojme Oto Baric... I ndoqet dy ndeshjet
I pashe live ne Tv te dyja takimet. Nuk kam asgje per te ardhur keq eshte e pamundur por une mendoj se mund te kishim fituar ndaj Bosnjes ndersa vete me dukej sikur isha ne pankine. Tani kam mendimin se mund te fitojme ne Sarajeve.
Ku e bazoni kete
Fakti eshte se Bosnja ka shume cilesi ka individe fenomenale por jane me poshte persa i perket kolektivitetit. Ne kete menyre them se jane nje kundershtar me i lehte ne transferte.
Mendoni se keni cilesi te mjaftueshme per te arritur ne Euro 2012
Ne nuk do te dorezohemi. Jane ende shume pike ne loje. Ka edhe shume raunde ndeshjesh deri ne fund do te japim 200 .
Kur Kuzhe u semur Dinamo e Zagrebit u mund nga PAOK-u i Selanikut...
Kam degjuar. Eshte mekat. Une gjithsesi jam i kenaqur qe Blute kane arritur ne fazen ne grupe.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›