E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gomez udheheqBajernin Mainzimundet ne shtepi

TIRANE-Mainzi nuk ka mundur dot te marre fitoren e tete radhazi dhe te arrije rekordin absolut ne Bundeslige. Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel eshte mundur 0-1 ne shtepi nga Hamburgu fale nje goli te Gerreros 1 minute para fundit te ndeshjes. Nje disfate qe e kalon kete skuader ne vend te dyte pas Borusia Dortmund qe te premten fitoi 2-1 ndaj Kelnit. Per Hamburgun ishte nje fitore e merituar pasi kjo skuader goditi edhe dy here shtyllen. Protagonist ka qene Ze Roberto qe megjithese 36 vjec vazhdon te dhuroje nje futboll te bukur. Ai goditi shtyllen ne pjesen e pare ndersa ishte autor i aksionit te golit qe u finalizua nga peruanin Gerrero qe shenoi thuajse me porte bosh. Por ne javen e 8-te ka ardhur edhe fitorja e trete e Bajernit te Mynihut qe perballe Hanoverit kishte mungesa te shumta. Mario Gomez ishte heroi i skuadres se Van Gal me tre golat e tij qe vijne vetem pak dite nga goli me Kazakistanin. Nderkohe barazim 2-2 ne ndeshjen mes Shalkes dhe Shtutgartit ndersa Verder Bremen arriti te fitonte 2-1 ndaj Fraiburgut. Nje fitore te rendesishme arriti edhe Sent Pauli qe ne shtepi mundi 3-2 Nurembergun.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›