E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet ish-ministri i Financave, Arben Malaj: “Kushtetuta e Shqipërisë ngarkon KLSH-në për kontrollin e financave të vendit”

07-07-2013 / Gazeta 55

Vëzhgimi/Rama shkel Kushtetutën, me propozimin për auditimin e financave nga kompani të huaja


Edi Rama ka ndërmend të bëjë një faull kushtetues me dashje. Me marrjen e detyrës së kryeministër i Republikës Edi Rama pritet të bëjë “një auditim ndërkombëtar të të gjithë sistemit të funksionimit të shtetit shqiptar, duke e filluar nga auditimi i financave të Shqipërisë dhe i të dhënave të ekonomisë shqiptare brenda këtij viti”. Sipas tij, është një proces i domosdoshëm. Por sipas ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës, auditimin e  financave publike është eskluzivitet i Kontrolli i Lartë i Shtetit. Neni 162, 163, 164, 1464, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shprehet qartë se autidimi i financave publike i ngarkohet KLSH, si “institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar.  Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve”. Pra, një auditim ndërkombëtar të të gjithë sistemit të financave duke anashkaluar Kontrollin e Lartë të Shtetit do të ishte një shkelje e Kushtetutës dhe do të prekte pavarësinë e institucioneve kushtetuese ku ekzekutivi është i ndarë qartësisht nga legjislativi dhe gjyqësori. Ndërkaq Kontrolli i Financave Publike është një proces sa i rëndësishëm, aq edhe kompleks, që kryhet nëpërmjet një numër strukturash dhe organesh të ngritura me ligj. Sistemi i kontrollit përbëhet nga kontrolli i brendshëm dhe kontrolli i jashtëm. Sistemi i kontrollit të brendshëm financiar publik për të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme. “Kontroll i brendshëm financiar publik” është tërësia e sistemit menaxherial, financiar dhe të kontrolleve të tjera, ku përfshihen dhe strukturat administrative, metodat, procedurat, si dhe auditimin e brendshëm, të ngritur për realizimin e objektivave të drejtimit, me parim transparencën, ligjshmërinë, përdorimin me ekonomi, efiçencën dhe efektivitetin. Ndërsa auditimi i Jashtëm bëhet nga Kontrolli i Lartë Shtetit, në përputhje me ligjin nr. 8270, datë 23.12.1997: “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare të kontrollit të përpunuar nga INTOSAI, kontrollon administrimin e pronës shtetërore dhe zbatimin e buxhetit të shtetit nga subjektet e përcaktuara me ligj. Kontrolli mbulon çështjet e rregullshmërisë, të administrimit financiar dhe vlerësues. Sidoqoftë Edi Rama nuk mund ta trajtojë shtetin si një firmë private, e cila mund të kontrollohet nga kompanitë e huaja. Shteti shqiptar nuk ka deklaruar faliment që të kryeministrit të kërkojë auditim jashtë kushtetutës. Edi Rama po këshillohet keq nga Ilir Beqja, sekretar për Programin, për autidimin e financave publike. Ilir Beqja, është kapur një herë më shkelje kushtetuese duke përfituar fonde publike edhe pse kishte mandatin e deputetit, dhe për këtë arsye iu hoq mandati. Kjo do të ishte hera e dytë që Ilir Beqja bashkë me Edi Ramën shkelin haptazi kushtetutën.


Malaj: Kushtetuta e Shqipërisë ngarkon KLSH-në për kontrollin e financave të vendit/Kushtetuta e Shqipërisë ngarkon Kontrollin e Lartë të Shtetit për kontrollin e financave të vendit. Është ky mendimi i ish-ministrit të Financave, Arben Malaj, i cili thekson se një auditues i huaj nuk mund të anashkalojë institucionet shqiptare.  Auditimi i financave publike i takon Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe jo të huajve. Ish-ministri I Financave, Arben Malaj, thekson se nuk mund të anashkalohen institucionet shqiptare ndaj dhe del kundër kryesocialistit Rama mbi idenë e një audituesi ndërkombëtar.  Një ditë pasi Asambleja e PS I dha postin e tij në Kryesi Taulant Ballës, Malaj thekson se është larguar vetë nga strukturat drejtuese, por do të vazhdojë të japë kontributin e tij si socialist.  Nuk flet për plane konkrete, por Arben Malaj duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga jeta publike, edhe pas përfundimit të mandatit të tij parlamentar.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›