E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugali, qeveria nënshkruan marrëveshje për dalje nga kriza

07-07-2013 / Gazeta 55

Program i rreptë kursimi sipas kërkesave të kreditorëve ndërkombëtarë

Koalicioni i së djathtës në pushtet në Portugali do të nënshkruajë sot një marrëveshje për të siguruar mbijetesën e qeverisë, e cila vuri në jetë zbatimin e një programi të rreptë kursimi sipas kërkesave të kreditorëve ndërkombëtarë, gjë që shkaktoi pakënaqësi tek populli. Pas një jave plot tension, të shkaktuar nga dorëheqja e dy ministrave në pozicione kyçe, thirrjet për mbajtjen e përgjegjësisë nga Evropa dhe frikës së reagimit të tregjeve financiare, kryeministri portugez, Pedro Passos Coelho, arriti dje në një marrëveshje politike me partnerin e tij të koalicionit, Paulo Portas.
Rezultatet e bisedimeve 48-orëshe mes kryesisë së Partisë Socialdemokrate, PSD të kryeministrit Pedro Passos Coelho dhe partisë demokristiane, CDS-PP, do të shpallen pas takimit të sotëm të orës 17:00.
Më pas, miratimi i marrëveshjes i takon presidentit konservator portugez, Anibal Cavaco Silva, kompetencat e të cilit përfshijnë edhe shpërndarjen e parlamentit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›