E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet mesuesja qe shpetoi femijet

Kjo mësuese e mahnitshme fshehu 15 fëmijë të vegjël në banjon e shkollës, ndërkohë që jashtë dëgjoheshin të shtëna. Ajo u tha nxënësve se ata duhet të rrinin absulutisht të qetë se mund t’i dëgjoheshin .

“ E dija që duhet të qëndronim të fshehur. I thashë fëmijëve që duhet të qëndrojë të qetë dhe se gjithçka do të shkojë mirë. I thashë atyre që duhet të qëndrojnë të heshtur, sepse kisha shumë frikë se ai mund të hynte dhe mund të qëllonte”.

Kaitlin Roing mësuesja që shpëtoi jetën e dhjetëra fëmijëve tregon për televizionin amerikan ABC neës momentin kur dëgjoi të shtënat.

“Po dëgjoja të shtënat e armëve në korridor dhe mendoja unë jam klasa e parë pse nuk po vjen ai, nuk e dija se çfarë do të ndodhte më pas, dhe pashë fëmijët të gjithë të moshes 6-7 vjeç, I thashë që i dua të gjithë shumë, pasi mendoja se të gjithë do të vdisnim”.
E përlotur vijon bisedën me gazetaren duke rrëfyer momentin kur oficerët e policisë erdhën për t’i nxjerrë që aty, ndersa fëmijet i prisnin jashtë prindërit e tyre.

“Pasi mbaruan të shtënat erdhën oficerë të policisë të na nxirrnin që aty “ Një polic po trokiste, ndërsa unë i thashë se nuk i besoja dhe i kërkova bexhin , ai ma dha atë poshtë derës, më pas dolëm dhe fëmijët pritën prindërit e tyre që t’i merrnin”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›