Bien ndjeshëm prurjet në lumin Drin, ka tendencë për stabilizimin e plotë të situatës

Ministria e Energjetikës raporton se ka një ulje të theksuar të prurjeve, të cilat sipas konstatimeve zyrtare llogariten vetëm në 650 m3 në sekondë, ndërkohë që shkarkimet vazhdojnë me intensitetPrurjet në lumin Drin kanë pësuar tjetër rënie gjatë ditës së sotme, pas asaj të një dite më parë. Strukturat e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të cilat ndodhen në terren për të ndihmuar me mjetet e nevojshme financiare banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër, komunikojnë zyrtarisht se në kaskadën mbi lumin Drin prurjet janë drejt rënies dhe situata po stabilizohet, pavarësisht reshjeve të shiut në zonat verilindore të vendit. Kësisoj, drejtori i kabinetit në Ministrinë e Ekonomisë, Ilir Ciko deklaroi se është duke u stabilizuar situata dhe se ka tendencë në zvogëlim të prurjeve në kaskadën e lumit Drin.Ciko tha gjithashtu se në Hidrocentralin e Vaut të Dejes shkarkimet kanë rënë nën 2000 m3/sek, aktualisht janë 1900 m3/sek, ndërsa prurjet në hidrocentralin e Fierzës maten rreth 650 m3/sek që do të thotë se kanë tendencë rënie.Sipas tij, tashmë strukturat e METE-s ndodhen në terren për të ndihmuar me mjetet e nevojshme financiare banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër, ndërsa shtoi se në këtë drejtim një kontribut të madh po jep edhe biznesi.“Ne kemi vënë në dispozicion të zonave të përmbytura edhe repartin e inspektim shpëtim të minierave që është një strukturë e specializuar për ndërhyrje në raste të tilla”, deklaroi Ciko, ndërsa ftoi biznesin për t’i ardhur më tepër në ndihmë banorëve të këtyre zonave....