Fletarresti për Gedafin,Unioni Afrikan: Të mos respektohet

Unioni Afrikan i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të mos respektojë urdhërarrestin e lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare për liderin libian, Muammar Gaddafi."Gjykata e Hagës është "diskriminuese" dhe ndjek vetëm krimet e kryer në Afrikë, duke injoruar krimet e kryera nga vendet perëndimore në Irak, Afganistan apo Pakistan" tha kryetari i Unionit Afrikan, Jean Ping për BBC.
Ndërkohë që dy ditë më parë lideri i Libisë kërcënoi Europën. Gaddafi tha se do ta sulmonte me bomba nëse NATO nuk ndërpriste sulmet, ndërsa sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton në një konferencë shtypi në Spanjë tha se Gaddafi duhet të largohet nga pushteti që të mundësojë një tranzicion demokratik që përmbush aspiratat e popullit libian.