E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fletë arrestime, për vrasjen e ish-kryeministrit Hariri

Prokurori shtetëror i Libanit pranoi sot aktakuzat nga Tribunali i mbështetur nga OKB-ja, në lidhje me vrasjen e ish- kryeministrit Rafik Hariri, në vitin 2005.

Prokurori shtetëror tha se ka marrë katër fletë arrestime nga Tribunali Special i Libanit, me seli në Hagë.

Kabineti qeveritar pritet të takohet më vonë, për të rënë në marrëveshje me politikën e tij drejt Tribunalit Special, i cili i ka dhënë Libanit 30 ditë kohë për t`u përgjigjur.

Ndarjet në lidhje me Tribunalin, e kanë shtyrë vendin në trazira politike dhe kanë nxitur frikën për trazira sektare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›