E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, tre tubime anti-regjim në Alepo

Tre tubime të ndryshme anti-regjim po zhvillohen në Alepo, qyteti me i populluar i Sirisë, në veri të Damaskut, që nuk është përfshirë shumë në lëvizjet popullore. Lajmin e bëjnë të ditur aktivistë të ndryshëm vendas, që kanë organizuar dhe protestat që nga muaji mars.

Ndërsa burime të tjera shtojnë se qindra militantë besnikë të armatosur kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, duke shkaktuar përleshje mes palëve.

Situata në Siri vazhdon të jetë e tensionuar, me ushtrinë që shtyp protestat dhe me presidentin Bashar al Assad që refuzon të japë dorëheqjen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›