E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nderon Gejts me “Medaljen e Lirisë”

Presidenti amerikan Barak Obama ka nderuar Robert Gejts me medaljen më të lartë civile të shtetit, në ceremoninë e lamtumirës për Gejts, që u mbajt në Washington.

Obama e nderoi Gejts me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, dhe e cilësoi atë, një nga sekretarët më të mire të Mbrojtjes që SHBA ka pasur ndonjëherë.

“Ky që shihni është një njeri, që e kam njohur dhe respektuar, një patriot modest amerikan, një njeri i arsyeshëm dhe i njerëzishëm, dhe thjesht një nga nënpunësit më të mirë publik, tha Obama.

Gejts u ka shërbyer 8 presidentëve, në një karrierë që zgjati katër dekada.

Obama i ka dhënë merita atij për uljen e vrullit të luftës në Irak dhe për bërjen e startegjisë së re për Afganistanin.

Gejts zëvendësohet në postin e sekretarit të Mbrojtjes, nga drejtuesi aktual i CIA-s, Leon Paneta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›