Fletet e varura ne Tirane
Javen e shkuar u bene pikerisht njezet vjet kur i ndodhur mbi nje platforme te drunjte ne sheshin kryesor ne Tirane Shqiperi iu drejtova nje turme euforike mbi 300 000 veta pa marre parasysh shqetesimet lidhur me sigurine time personale. Dhjetera mijera te tjere ishin rreshtuar pergjate rruges teksa vija nga aeroporti. Si i pari drejtues i larte zyrtar i Shteteve te Bashkuara i cili vizitonte ate shoqeri te mbyllur e cila i kishte dhene fund regjimit komunist prej 50 vjetesh mesazhi qe une mbajta ishte i thjeshte. Liria funksionon theksova. Me ne fund jeni te lire te mendoni... me ne fund jeni te lire te zgjidhni drejtuesit tuaj. Sot teksa i rikthehem asaj vizite ne Shqiperi dhe teksa kam nje mirenjohje te thelle per popullin shqiptar mendoj se duhej te kisha shtuar edhe nje mesazh tjeter. Po liria funksionon por funksionon me se miri kur qytetaret tregojne respekt te sinqerte dhe ne perputhje me sundimin e ligjit i cili eshte baza e nje demokracie te rregullt. Kjo eshte nje ceshtje e rendesishme per tu mbajtur mend teksa pengesa e vazhdueshme politike e vendit po rrezikon perspektiven per integrimin e plote ne institucionet europiane dhe ato boterore. Kur Shqiperia hyri ne NATO ne 2009-n si dhe konsiderohet nje nder vendet kandidate per anetaresimin ne Bashkimin Europian anetaresimi i plote i vendit po pengohet nga raporte te shtrira gjeresisht lidhur mbi ngercin politik. Shembulli me i fundit i zvarritjes se ngercit politik ishte perfundimi i jashtezakonshem i zgjedhjeve te 8 majit per kryebashkiakun e Tiranes. Te dy kandidatet te cilet perfaqesonin partite me te medha ne vend jane nder figurat drejtuese te politikes se vendit. Gara zgjedhore vuri perballe Lulzim Bashen e Partise Demokratike ne qeveri ish-minister i Jashtem kunder Edi Rames liderit te socialisteve partise me te madhe opozitare ne Shqiperi. Me nje numer prej 250 000 votuesish Rama pretendon se eshte 10 vota para ndersa Basha pretendon se eshte para me 81 vota. Fituesi ende pritet te deklarohet zyrtarisht dhe nje panel gjyqtaresh jane duke rishikuar argumentet lidhur me votat qe duhet te merren si te vlefshme dhe se cilat si te pavlefshme. Mosmarreveshjet lidhen me sfondin e trazires politike ende te paperfunduar qe prej zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009 kur socialistet dolen me demonstrata masive ne rruge per te kundershtuar ato qe i konsideronin si parregullsi serioze ne votime. Sigurisht qe kam njohje per perfundime te tilla te jashtezakonshme te zgjedhjeve. Ne 2000-shin drejtoja ekipin ligjor te George W. Bush-it ne Florida gjate rinumerimit te zgjedhjeve atje. Rezultati qe do te dilte nga ai rinumerim votash do te percaktonte Presidentin e ardhshem te Shteteve te Bashkuara. Ne Florida kishin votuar perafersisht 6 milione votues. Nisur nga numerimi fillestar kandidatet ndaheshin me vetem 300 vota. Eksperienca ime lidhur me rinumerimin e votave ne Florida per zgjedhjet presidenciale te SHBA-se me dha disa mesime te cilat mendoj se jane te aplikueshme edhe per situaten sot ne Shqiperi. Kur diferenca qe ndan dy fituesit eshte afer ekzistojne argumente te pafundme lidhur me faktin nese vota te vecanta ishin numeruar sic duhej. Numerimi i votave eshte ne vetvete nje art aq sa dhe shkence dhe kur perfundimi i zgjedhjeve eshte aq afer saqe cdo vote mund te ndikojne ne rezultat del qe gjykimi njerezor ka nje ndikim te madh shqetesues mbi procesin e numerimit. Ne keto raste secila pale ngre argumente bindese se si votat mund te numerohen ne nje menyre te cilat duhet tu dhurojne atyre fitoren. Dhe duke e dashur fitoren sigurisht qe secila pale beson se argumentet e parashtruara nga ata vete jane te sakta. Nese argumentet e tyre nuk pranohen tentojne te deklarojne se zgjedhjet jane vjedhur... Kur zhvillon zgjedhje me rezultate shume te aferta eshte e kote te sugjerosh qe te dyja palet duhet te perpiqen te negociojne nje zgjidhje ose tju japin fund mosmarreveshjeve te tyre me ane te dialogut. Nuk ekzistonte asnje mundesi zgjidhjeje nepermjet negociatave midis George W. Bush-it dhe Al Gorit ne Florida ne 2000 dhe padyshim nuk ekziston nje mundesi e tille sot ne Tirane. Njeri prej kandidateve do te fitoje tjetri do te humbase... E vetmja menyre per te zgjidhur rastet si ajo e Florides ne vitin 2000 dhe e Tiranes sot eshte ekzistenca e nje procesi te besueshem dhe te ndershem per tu dhene zgjidhje ceshtjeve lidhur me mosmarreveshjet lidhur me ligjin dhe faktet dhe duke nxjerre keshtu nje fitues. Si rezultat kandidatet duhet te pergatiten qe te pranojne rezultatin e ketij procesi.
Per zgjedhjet ne Florida ne kemi sistemin gjyqesor amerikan dhe se fundi Gjykaten e Larte te SHBA. Roli i saj ishte te degjonte argumentet e seciles pale dhe te nxirrte nje vendim qe do te zhgenjente njerin prej dy kandidateve. Shtetet e Bashkuara ishin me fat se ne ceshtjen e Gorit dhe Bushit te dy kandidatet ishin te pergatitur te vinin interesat e shtetit mbi ambicien personale. Ne fund sic edhe e dime Gjykata e Larte vendosi ne favor te Bushit. Gori mund ta kundershtonte kete vendim dhe te vendoste qeverine amerikane ne kaos. Por nuk e beri. Ne fakt fjalimi i tij i mrekullueshem ishte nje model. Sigurisht jam i bindur se Bushi do te kishte bere te njejten gje nese Gjykata e Larte do te vendoste kunder tij. Te dy kandidatet kuptuan se historia mund ti gjykoje ata me ashpersi nese do te vendosnin interesat e tyre personale mbi interesat e popullit amerikan sic eshte percaktuar nga sundimi i ligjit. Ne fund them se sistemi ne Amerike funksionoi. Megjithate ishin zgjedhje te ngushta me emocione te medha ne secilen ane. Po nuk kishte protesta apo tanke neper rruge vetem disa demonstrata paqesore. Rezultati Amerika edhe njehere dha eksperiencen e nje transferimi paqesor te pushtetit. Shqiperia eshte me fat qe ka nje kuader ligjor te ngjashem Kolegji Zgjedhor i saj degjon apelimet ndaj vendimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te zgjidhur ne menyre te drejte ceshtjet e diskutueshme. Kolegji Zgjedhor i Shqiperise perbehet nga tete anetare te zgjedhur me short nga radhet e gjyqtareve te apelit. Anetaret e zgjedhur rastesisht te Kolegjit Zgjedhor jane emeruar ne kohe te ndryshme nga qeverite e te dyja partive te medha politike. Dhe te dyja vendimet e tij deri me sot per zgjedhjet e Tiranes kane qene te njezeshme.
Me 27 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi qe Lulzim Basha kishte fituar me 93 vota edhe pse socialistet po e apelojne kete ne Kolegjin Zgjedhor i cili tani do te duhet te vendose mbi zgjedhjet ne Tirane per te treten here. Megjithese opozita mund te mos jete plotesisht e kenaqur me rezultatin ashtu si shume demokrate amerikane ende shprehin zhgenjimin me fitoren e zotit Bushi ne vitin 2000 ajo qe mbetet per tu pare eshte nese opozita do ta pranoje vendimin qe ka dale nga procesi ligjor i themeluar ne vend. Duke pasur parasysh deshiren per te perqafuar lirine dhe demokracine te cilen kam verejtur 20 vjet me pare une jam i bindur se ky eshte lloj i lidershipit shqiptar qe meritojne dhe duan.
Pergatiti Gerta Shaqe
Autori eshte ish-sekretar i Shtetit i SHBA-se ne vitet 1988-1992