E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS sot vendimi per hyrjen ne Kuvend dhe protestat

Priten diskutime te zjarrta mbi strategjine e opozites

Partia Socialiste do te mbledh mesditen e sotme Asamblene e saj te Pergjithshme pas dy javesh turi neper rrethe te lidershipit te saj dhe nevojes per nje vendimmarrje te perbashket per mandatin e Bashkise se Tiranes. Burimet brenda PS-se bejne te ditur se nga diskutimet e sotme pritet te dilet me nje pakete te strategjise se aksionit te opozites nisur edhe nga nevoja per te pasur te qarte sesi do te veproje kjo parti politike ne rastin e shpalljes se kandidatit te mazhorances Lulezim Basha si fitues te zgjedhjeve ne Tirane nisur nga fakti se vetem kater dite na ndajne nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor per kete ceshtje. Nga ana tjeter behet e ditur se lidershipi i PS-se do te kerkoje nga te gjithe deputetet dhe perfaqesuesit e Asamblese qe te japin qendrimin e tyre per sa i perket situates aktuale duke e vene ate ne qender te diskutimeve te ketij forumi te rendesishem te PS-se. Sipas burimeve kryetari i PS-se ka nevoje qe cdo deputet dhe perfaqesues i socialisteve te dije se cilat do te jene masat qe do te merren per kete situate dhe ku pritet qe ti cojne keto masa. Vendosja e theksit tek ajo cfare tani po ndodh ne Kolegjin Zgjedhor per mandatin e Tiranes do te ndihet qarte edhe ne fjalen pershendetese te kryetarit te PS-se Edi Rama perpara anetareve te Asamblese. Keshtu anetareve do tju behet e ditur ne menyre te qarte edhe skema e manipulimit te votave qe eshte perdorur nga KQZ-ja per sa i perket shtimit te votave ne favor te kandidatit te PD-se per zgjedhjet ne Tirane Lulezim Basha dhe po keshtu do tju shpjegohet se ku konsiston ne menyre te qarte padia e socialisteve drejtuar Kolegjit Zgjedhor. Ne kete kuader anetareve te Asamblese do tju dorezohen kopje te provave edhe me video dhe audio per te bere te mundur nje kuptim me te qarte per kete ceshtje me rendesi te vecante per te ardhmen e veprimit opozitar te PS-se. Nga ana tjeter nje ceshtje e rendesishme qe do te diskutohet ne punimet e Asamblese dhe pritet te shoqerohet edhe me nje vendim lidhet me marredheniet qe socialistet duhet te mbajne me Parlamentin e Shqiperise. Pas zgjedhjeve parlamentare te 8 majit bojkoti i Parlamentit u be nje qendrim i forte i socialisteve nisur edhe nga fakti se tensioni per mandatin e Tiranes rriti edhe ndasite mes paleve. Por javet e fundit disa perfaqesues te socialisteve jane shprehur se PS-ja nuk mund te vijoje me te bojkotoje Parlamentin por duhet te marre intensivisht pjese ne punimet e tij per te bere aty edhe opoziten per shume ceshtje te cilat kerkojne kontributin e te majtes. Nje tjeter pike e cila pritet te diskutohet lidhet edhe me vete marredheniet e deputeteve dhe perfaqesuesve te PS-se me njeri-tjetrin. Ndonese PS-ja po mbart mbi vete tashme nje kauze te madhe dhe te rendesishme sic eshte manipulimi i zgjedhjeve deputete te kesaj partie duke perdorur edhe rrjetet jo formale te komunikimit sic eshte Facebook shpallin qejfmbetje per sa i perket relatave mes njeri-tjetrit. Se fundmi ne kete marredhenie eshte perfshire edhe deputeti i PS-se Erjon Brace i cili on-line ka akuzuar edhe disa nga bashkepunetoret e tij deputete per qendrime jonormale ndaj deklaratave te tij. Te gjitha keto ceshtje pritet te kene vendin e tyre sot ne mbledhjen e nje prej forumeve me te rendesishme drejtuese te socialisteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›