Greqia kerkon serish ujerat

Megjithate hijet e nacionalizmit jo rralle kane shqetesuar kete marredhenie sic ndodhi 40 dite me pare pas vrasjes ne Himare te te riut minoritar Aristolel Guma.
Kete shqetesim e ka ngritur gjate takimit me kryeministrin Sali Berisha sekretari i pergjithshem i Ministrise se Jashtme te Greqise Janis Aleksios Zepos.
Ceshtja nuk eshte trajtuar si shqetesim i qeverise greke por si shqetesim i rretheve politike greke.
Sic thuhet ne njoftimin zyrtar ambasadori Zepos i beri me dije kryeministrit Berisha per shqetesimin qe ka shkaktuar ngjarja tragjike e vrasjes se te riut Aristotel Guma ne rrethet politike greke si nje akt individesh te frymezuar nga ndjenja nacionaliste.
Por kryeministri Berisha duke denuar vrasjen si nje akt barbar e ka cilesuar ate nje akt te izoluar qe nuk perfaqeson ndjenjat e miqesise dhe te vleresimit qe shqiptaret ruajne ndaj popullit fqinj grek dhe ndaj kontributit dhe ndihmes qe Greqia i ka dhene Shqiperise ne vazhdimesi.
Por nese vrasja e Aristotel Gumes eshte trajtuar nga Athina zyrtare si shqetesim i rretheve politike greke marreveshja per ujerat territoriale eshte ngritur ne takimin me kryeministrin Berisha si shqetesim i qeverise greke.
Trajtimi ne kete forme i marreveshjes se anuluar nga Gjykata Kushtetuese shqiptare konfirmohet ne njoftimin zyrtar te Keshillit te Ministrave ku thuhet se ambasadori Zepos i shprehu kryeministrit Berisha edhe nje here shqetesimin e qeverise greke per marreveshjen e ujerave territoriale duke e vleresuar kete si nje marreveshje shume te mire e rigoroze.
Pala greke thuhet ne njoftim shpreson qe edhe per kete ceshtje te arrihet ne nje zgjidhje sa me te shpejte.
Megjithate si ne takimin me kryeministrin Berisha edhe ne takimin me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto Zepos rikonfirmoi qendrimin e qeverise greke ne mbeshtetje te plote te integrimit sa me te shpejte te Shqiperise ne BE si dhe ne mbeshtetje te heqjes sa me shpejt te vizave per qytetaret shqiptare.
Vizita e ambasadorit Zepos ne Shqiperi koincidon me ceremonine perkujtimore qe do te zhvillohet te dielen ne Himare 40 dite pas vrasjes se te riut minoritar Aristotel Guma.
Per ambasadorin Zepos dhe ministrin e Jashtem shqiptar komuniteti shqiptar ne Greqi dhe minoriteti grek ne Shqiperi konsiderohen si ura te forta lidhese ne miqesine mes dy vendeve.
Ne kete kontekst sic thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme shqiptare Zepos dhe Haxhinasto ndane te njejtin mendim se dy qeverite shoqeria civile ne te dy vendet si dhe opinioni mediatik duhet te punojne bashke per te menjanuar dhe dekurajuar cdo retorike manipuluese me ngarkese nacionaliste qe nuk pasqyrojne marredheniet e shkelqyera shqiptaro-greke dhe qe mund te cenojne perceptimin publik te ketyre marredhenieve.