E Diel, 1 Nëntor 2026

Emerimet ne gjykata akuza te forta Presidentit

Tirane-Dhoma Kombetare e Avokateve nepermjet nje deklartare ka reaguar ashper ndaj procesit te perzgjedhjes te gjyqtareve ne te gjitha shkallet e gjyqesorit perfshire edhe emerimet ne Gjykaten Kushtetuese apo kandidatet per Gjykaten e Larte. Sipas kesaj deklarate gjyqtaret e rinj te dekretuar nga Presidenti i Republikes nuk permbushin kriteret e ndershmerise profesionalizmit dhe te karrieres. Dhoma e Avokateve ka kritikuar ne menyre direkte Presidentin e Republikes i cili sipas tyre braktisi procesin e perzgjedhjes se kandidateve me te mire per emerimet ne gjykatat me te larta te vendit ne baze te kritereve te percaktuara. Ne kete deklarate thuhet se duke besuar ne keto vlera Dhoma Kombetare e Avokateve te Shqiperise vleresoi dhe mbeshteti nismen e Presidentit te Republikes ne ngritjen e Grupit Konsultativ me qellim percaktimin e kritereve per perzgjedhjen e kandidateve me te mire per emerimet ne gjykatat me te larta te vendit. Kriteret e percaktuara dhe te miratuara nga Presidenti i Republikes pervec aspekteve formale perfshin mbi te gjitha kriterin moral profesional dhe te karrieres qe duhet te konkurojne tek kandidatet cilesore. Me keqardhje konstatojme se ky proces u braktis nga Presidenti i Republikes duke u deformuar dhe kthyer ne nje shoe demagogjik rezultat i te cilit solli mosperfshirjen ne listen e kandidateve te dekretuar te personaliteve te fushes se drejtesise me integritet te larte profesional dhe moral brenda dhe jashte vendit. Kjo nuk beri gje tjeter vecse krijoi nje precedent te rrezikshem i cili i dha qytetari antivlerave si paaftesia dhe korrupsioni. Ky proces i deformuar ndikoi po kaq negativisht ne seriozitetin e angazhimeve qe vendi yne ka ndermarre per anetaresimin ne strukturat e Bashkimit Evropian thuhet ne kete deklarate. Komuniteti i avokateve shprehet me tej se nje gjyqesor i pavarur i paanshem profesional e i ndershem mund te vendoset dhe funksionoje atehere dhe vetem atehere kur ne procesin e perzgjedhjes te gjyqtareve zbatohen ne menyre transparente dhe rigoroze jo vetem kriteret formale por mbi te gjitha ato profesionale dhe morale.
Dhoma Kombetare e Avokateve te Shqiperise eshte e ndergjegjshme per problemet prezente ne gjyqesorin shqiptar si korrupsioni mungesa e integritetit dhe pavaresise mungesa e mekanizmit te vleresimit dhe karrieres profesionale si dhe per veshtiresite ne zgjidhjen e ketyre problemeve. Jemi te ndergjegjshem dhe dime te bejme diferencen per te evidentuar karakterin e problemeve objektive dhe subjektive ne drejtesi. Pranojme dhe duhet ti pranojme kontributet pozitive dhe po aq ato negative ne veprimtarine e gjyqesorit te krijuara nga avokatet prokuroret gjyqtaret ekzekutivi apo dhe vete Presidenti i Republikes por nuk mund te pranojme qe pikerisht perfaqesues te institucioneve te larta kushtetuese te ngarkuara dhe pergjegjes direkt per veprimtarine e gjyqesorit ne menyre aspak te pergjegjshme veprojne ne kundershtim me interesat e tij thuhet ne kete deklarate. Dhoma e avokateve konstaton se keto fenomene jo vetem qe nuk po luftohen por perkundrazi po thellohen te stimuluara nga zbatimi i nje procesi aspak te drejte ligjor dhe bindes qe shpesh eshte reflektim i interesave te ngushta te klaneve duke braktisur kriteret e ndershmerise profesionalizmit dhe ate te karrieres ne procesin e perzgjedhjes te gjyqtareve ne te gjitha shkallet e gjyqesorit perfshire edhe emerimet ne Gjykaten Kushtetuese.
Ne fund te kesaj deklarate Dhoma Kombetare e Avokateve te Shqiperise i ben thirrje institucioneve kushtetuese te ngarkuara me perzgjedhjen dhe miratimin e kandidateve per gjyqtar ne te gjitha nivelet te vleresojne me pergjegjesi te larte kete proces per te bere te mundur perzgjedhjen e kandidateve me cilesore ne emerimet ne te gjitha nivelet e gjyqesorit vecanerisht ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›