Protestat Edi Rama ne Bruksel informon Fylen
TIRANE-Kreu i Partise Socialiste Edi Rama do te niset neser drejt Brukselit per te zhvilluar nje takim me komisionerin e Bashkimit Europian per Zgjerimin Stefan Fyle.
Burime zyrtare nga selia roze konfirmuan dje per Gazeta Shqiptare se ne kete takim Rama do te informoje Fylen lidhur me perpjekjet e opozites per zhbllokimin e ngercit politik ne vend si dhe me vendimin per te rifilluar protestat per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.
Behet e ditur gjithashtu se kryesocialisti do ta falenderoje Fylen edhe per qendrimin qe ai shprehu lidhur me propozimin qe opozita i beri maxhorances per hetimin tashme vetem te materialeve zgjedhore dhe jo me te fleteve te votimit. Pak dite me pare komisioneri i BE-se per Zgjerimin Fyle e pershendeti kete propozim te Partise Socialiste. Ne nje deklarate per shtyp ne Bruksel zedhenesja e Fyles Angela Filote u shpreh ne emer te komisionerit se jemi ne dijeni te ketij zhvillimi te ri. Komisioneri Fuele mirepret tryezat e reformes zgjedhore dhe iniciativen e Partise Socialiste dhe shpresojme qe oferta te mos humbase dhe maxhoranca dhe opozita te punojne se bashku per te gjetur nje menyre per ti dhene fund krizes qe ka penguar deri me tani Shqiperine te arrije objektivin e saj - tha zedhenesja Filote.
Ne mbledhjen e se shtunes te Asamblese Kombetare te PS-se kryesocialisti Edi Rama nenvizoi se ne oferten e re te bere nga opozita thuhet shqip se nuk kerkohen fletet e votimit per hetim por materialet zgjedhore.
Nderkohe kryeministri Sali Berisha deklaroi se do te marre ne konsiderate dhe do ta trajtoje me vemendje sapo te paraqitet ne tryezen e tij propozimin me te fundit te Partise Socialiste per hetimin e materialeve zgjedhore.
d.b/BalkanWeb