E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijimi i prinderve, akuze per shtytje ne vetevrasje

Djali i te moshuarve Hoxha, Caushi, eshte nen hetim pas tragjedise se dy diteve me pare, ku prinderit e tij u vetehelmuan. Ne Prokurorine e Rrethit te Elbasanit eshte ngritur nje grup i posacem hetimor per te zbardhur te verteten. Ekspertimi mjeko-ligjor ka arritur ne perfundimin se Qazim dhe Shaze Hoxha kane vdekur si pasoje e perdorimit nga goja te helmit te fuqishem bujqesor fostoksine. Nisur nga ekzaminimet e kryera ne kufome, duket se Shaze Hoxha e ka kaperdire jashte deshires se saj helmin vdekjeprures, ndoshta e shtyre nga i shoqi.
Sipas te dhenave te para te grupit hetimor, rezulton se cifti Hoxha e ka ndermarre aktin vetevrases pas konflikteve qe ka pasur me djalin, Caush Hoxhen, te vetmin mashkull te familjes pas gjashte vajzash. Mes te atit dhe djalit ka pasur konflikte te vazhdueshme. Grindjet jane ashpersuar aq shume, sa Qazimi ka marre gruan, Shazen dhe ka shkuar te vajza ne Kurtaj. Atje ka kerkuar ndihmen e vajzes dhe dhendrit qe i kane liruar nje dhome ciftit nga Perparimi. Aty kane banuar plot 2 vjet. Keto dite dhenderi Samiu bashke me vajzen Syrijen do te largoheshin per ne Greqi, ku kryenin pune sezonale. Ende nuk dihet se perse cifti shpejtoi vendimin para se dhendri me vajzen te largoheshin per ne shtetin fqinj. Ndoshta jane ndjere te vetmuar dhe te braktisur per se dyti. Megjithate, hetuesit mendojne se pesha me e madhe e ketij faji rendon mbi Caush Hoxhen, djalin e viktimave.
Burime policore bejne te ditur se mes djalit dhe te atit konflikti eshte ashpersuar me tej, pas largimit te Qazim Hoxhes per te dhendri i tij. Marredhenie te mira nuk ka pasur as mes dhendrit dhe Caush Hoxhes. Burime hetimore shprehen se nje nga pistat e hetimit eshte edhe konflikti per pronesine. Pas largimit, Qazim Hoxha ka tentuar te ndaje pasurine e tij ne fshatin e banimit, por ka hasur ne rezistencen e djalit. Pas ceremonise funebre, prokuroria ka marre ne pyetje Caush Hoxhen, i cili do te jape shpjegimet per kete rast. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se mund te vene ne pranga Caush Hoxhen, nen akuzen e

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›