E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshiron koncert solistik

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 09:40

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu, e cila vitin e kaluar u martua me djalin e ambasadorit të Maqedonisë në Bruksel, Rilin Rekën, ka thënë se gjatë këtij viti do të realizojë këngë të cilat po ashtu do të bëhen hite.

Ajo ka thënë se për të viti i kaluar ishte një vit shumë i ngritur, por ajo dëshiron që edhe në këtë vit të ketë një ngritje më të madhe profesionale.

“Shpresoj që 2011 do të jetë viti im. Dëshiroj të realizoj një koncert solistik. Kaq pasi që nuk dua të zbuloj planet që i kam në të ardhmen”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›