Flo: “Peruxhia! Te Teramo jam Myrtaj i vërtetë”

"Nesër do të ndeshem me Peruxhian, por nuk kam asnjë borxhe me ish-skuadrën time". Kështu është shprehur sulmuesi shqiptar i Teramos, Florjan Myrtaj, që duket se është rikthyer në kohët e tij më të mira.
Gjatë sezonit të kaluar Myrtaj nuk arriti të shënojë asnjë gol me fanelën e Peruxhias dhe pati një eksperiencë të hidhur.
"Dua të dëshmoj Peruxhias se ai që kanë parë në Umbria nuk ishte Myrtaj i vërtetë, - thotë bomberi shqiptar. Sot unë mendoj për Teramon dhe nuk mund t'i lejoj vetes të mendoj për një ekip tjetër. Personalisht kam kujtime të bukura nga qyteti. Pjesa tjetër mbetet në arkivin e cdo futbollisti". Ndeshja parashikohet e vështirë. "Si të gjitha ndeshjet që na presin, - shton Myrtaj, - pasi është një grup i vështirë dhe cdoi ndeshje është si një ndeshje plejofi".