Shkumbini fiton dhe vazhdon kryesimin

Shkumbini arriti një tjetër fitore spektakolare me 3 gola në shtëpi kur mposhti sot Vllazninë me rezultatin bindës 3-1. Edhe pse shkodranët e trajnerit gjermanit Urlih Shulze, shënuan të parët me anë të Safet Osjes në minutën e 19' me një gjuajtje nga 20 metra duke gjetur portietrin Ervis Llani të papërgatituir (goli i parë i tij sezonal), peqinasit arritën të mbyllnin pjesë e parë në avantazh 2-1, me dy gola të shënuar nga sulmuesi i njohur Dorian Bubeqi në minutat 36 dhe 45+2.
Në pjesën e dytë dominimi i Shkumbinit ishte total, teksa shënoi edhe golin e tretë me anë të Alban Byzhytit në minutën e 70-të. Kjo isxhte fitorja e tretë rresht në shtëpi për ekipin e Vasil Bicit, që rruan ende kryesimin në Kategorinë superiore me 10 pikë dhe është në pritje të rezultatit të takimit Besa-Partizani. Vllaznia pësoi humbjen e parë në kampionat dhe mbeti në kuotën e 5 pikëve.
SHKUMBINI 3
VLLAZNIA 1
Shënues: D. Bubeqi 36', 45', Byzhyti 70'/ Osja 19'
Gjyqtarë: S. Velcani, P. Goxhaj, F. Elezi.
Fusha Sportive, Peqin
BILANCI MIDIS DY EKIPEVE
31 ndeshje: 10 fitore Shkumbini, 5 barazime, 16 fitore Vllaznia. Golat: 36-57
Ndeshjet e fundit në Kampionat
23.09.2006 Shkumbini-Vllaznia 3-1
05.04.2006 Shkumbini-Vllaznia 1-0
28.01.2006 Vllaznia-Shkumbini 0-0
19.11.2005 Shkumbini-Vllaznia 0-0
10.09.2005 Vllaznia-Shkumbini 5-0
07.05.2005 Vllaznia-Shkumbini 3-3
25.02.2005 Vllaznia-Shkumbini 0-1
Ndeshjet e fundit në Kupë
29.03.2006 Vllaznia-Shkumbini 1–0
15.03.2006 Shkumbini-Vllaznia 0-2
16.03.2005 Vllaznia-Shkumbini 2-2
02.03.2005 Shkumbini-Vllaznia 0-1